E Diel, 1 Nëntor 2026

Letersia shqipe me lart nga ce mendojme

mimet Kombetare te Letersise juria perpunon te dhenat per panoramen letrare nga viti 2010.


Pas mbledhjes se djeshme te jurise kryetari Agron Tufa e vlereson shume ate qe po ndodh sot me letersine shqipe. Shekulli boton klasifikimin paraprak te veprave dhe autoreve ne konkurrim


Agron Tufa jo vetem pranoi te komentoje prurjet letrare ne prag te mimeve Kombetare te Letersise por ofroi edhe nje liste te ngushte emrash dhe veprash qe po
shkojne drejt finales se konkursit cka nuk ka ndodhur ne vitet perpara.


Pas mbledhjes se djeshme te jurise e perbere nga Persida Asllani Virgjil Muci Balil Gjini dhe Bardhyl Londo Tufa ne poziten e kryetarit beri te ditur per gazeten te dhenat e panorames letrare nga viti 2010.


Ne listen paraprake veren nder te tjere emrat e Zija eles Idlir Azizit Rudi Erebares etj. per prozen e Zef Zorbes Arjan Lekes Prec Zogajt per poezine Ardian Klosi Aristidh Ristani Jonila Godole Mimoza Hysa Dritan ela per perkthimin Kico Blushi dhe Jani Bocari per letersine per femije e me radhe.


Fundi i janarit fillimi i shkurtit eshte koha e ndarjes se cmimeve shteterore qe mbeshten prej me se nje dekade nga Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve.Cili ishte rezultati i mbledhjes se sotme te jurise se mimeve Kombetare per Letersine


Rezultati ishte ai qe prisnim prej kohesh ngushtimin e rrethit te vlerave sipas titujve ne te gjitha zhanret. Me gjithe ndjekjen individuale e te natyrshme te botimeve pergjate vitit 2010 detyra pervecse voluminoze ka qene vleresimi dhe krahasimi ne menyre skrupuloze ne drejtim te risise dhe rendesise se veprave.


Kemi qene te detyruar te mos bejme diferencime ne arritjet me cilesore te botimeve pa u mbyllur data 31 dhjetor 2010 kohe kur mbaron dhe ISBN-ja e fundit e regjistruar ne Biblioteken Kombetare. Nderkaq listat e ISBN-se nuk e perfaqesojne perfundimisht
gjendjen e peizazhit te botimeve vjetore pasi procedura e regjistrimeve ndodh shpesh te vonohet keshtu qe kemi shqyrtuar imtesisht kataloget e botimeve vjetore te shtepive tona botuese.


Vepra qe merret ne shqyrtim duhet me patjeter te jete botuar ne Shqiperi dhe te jete e katalogizuar me ISBN ne BK. Nuk mendojme se na ka mbetur ndonje
peng qe te kemi harruar ndonje autor apo veper. Si do ta pershkruanit panoramen e prurjeve letrare per vitin 2010 per dukurite qe shfaq qofte edhe per ndonje
zbulim qe pritet tia prezantoje publikut ky konkurs. Perkunder shperndarjes se keqe te librit realiteti i botimeve te shokon per mire.


Ka nje prurje te paimagjinueshme ne shume zhanre. Zhanri i prozes se gjate romanit ka nje bum cilesor me emra relativisht te rinj por te ngulitur krahas autoreve gjeresisht te njohur. Nderkaq qe tek proza e shkurter vihet re nje kopraci. Dikur vendin e pare e zinte poezia.


Por tendenca e narratives se gjate flet per nje konsolidim te sistemit letrar cka lajmeron se letersia po funksionon si sistem zhanresh ne menyregjithnje e me demokratike pavaresisht nje mungese relative te ndikimit te teorive dhe kritikes letrare.

Sigurisht edhe poezia ka nje rivalitet te forte emrash e
titujsh. Sipas meje ka dhe zbulime qofte ne kritike teori qofte ne strategjine e rrefimit apo vargut. Bindem gjithnje e me fort se letersia shqipe eshte shume me lart nga opinioni qe kemi ne per te.


Ne menyre specifike dhe pare me syte e nje letrari jo thjesht te kryetarit te jurise parashikohet nje konkurrim i vertete i vlerave letrare Padyshim Autoret shqiptare nuk jane te rastesishem dhe vijojne ti kushtojne vemendje persosjes stilistike gjuhes dhe konceptimit artistik dhe filozofik te vepres letrare. Me kete une nenkuptoj cilesine konturet e autorit. Kjo e ben gjykimin shume te veshtire dhe me pergjegjesi cka do te thote te mireargumentosh zgjedhjen tende.


Ne Shqiperi te gjithe krijuesit njihen me njeri-tjetrin ne nje menyre a ne nje tjeter. Problemi qendron tek gjykimi i kulluar i pastruar ne maksimum nga subjektivizmat ne menyre qe zgjedhjen tende ta argumentosh jo sot per sot por gjithmone. Qe zgjedhja e vleres te mos jete e relativizueshme ne kohe pa vrare mendjen se si do te pritet kush do te kenaqet e kush do te brengoset.


Te tjerat dihen bashke me autoret edhe gjykuesit jane vdektare. Nuk behet fjale per nje gjykates universal. Tekefundit cdo cmim deri tek cmimi Nobel nuk eshte gjyqi i fundit.


shte hera e dyte qe ju jeni ne jurine e ketyre cmimeve. Mendoni se ka ndryshuar dicka per mire ne prestigjinin e vet cmimit dhe a ka vend per me shume ne drejtim te mundesive qe iu jepen autoreve dhe veprave fituese Ka ndryshuar realiteti letrar kane ndryshuar individualitetet ka ndryndryshuar peizazhi i botimit dhe konteksti i vetekulturimit.


Letersia eshte ne ndryshim
te perhershem drejt nje pozicionimi karshi te Perjetshmes. Ka mjaft emra te rinj qe kane shenuar rritje te natyrshme artistike dhe japin tonin diksionin gjuhen dhe estetiken e
shkrimit letrar. Ka ndryshuar dhe vlera financiare krahasuar me tete vjet me pare kur
kam qene ne juri.


Prandaj eshte me shume rendesi qe vepra fituese sipas zhanreve
e llojeve te orientoje lexuesin tone por edhe te huaj tek nje vlere e vertete e jo fiktive. Kjo krijon besueshmeri dhe jo zhgenjim.


Pornese tregu yne i librit dhe shperndarjes eshte plote te meta evidentimi i titujve dhe autoreve pavaresisht nese fitojne a nuk fitojnesjell nje korrigjim te domosdoshem ne orientimin e vemendjes.


Ne kemi autore qe kane botuar nje varg veprash dhe askush nuk i njeh per shkaqe publiciteti largesish gjeografike apo shperfilljeje te botuesve dhe librashitesve. mimet duhet te synojne ta ndreqin sadopak kete padrejtesi qe per mua eshte mekat. A do te shpalle juria nje
liste parafinale kur te behen te ditur kandidatet per konkurrente ne secilen gjini
Patjeter.


Sot jane percaktuar disa nga emrat dhe titujt qe do te vijojne garen. Ato jane zgjedhur nga secila gjini me me shume se 30-40 botime. Konkretisht une po jap nje klasifikim paraprak te nje rrethi te ngushte veprash sipas gjinive.


Proza e gjate roman novele 1. Zija ela Goja e botes roman

2. Idlir Azizi Terxhumani roman

3. Mehmet Kraja Hotel Arberia roman 4. Ramiz Gjini Bibollasit roman


5. Rudi Erebara Vezet e thellezave roman


6. Lindita Arapi Vajzat me celesa ne qafe roman


7. Ahmet Dursun Pena e gardianit roman Proza e shkurter tregimi


1. Ritvan Dibra Ne kerkim te femijes se humbur tregime 2. Uran Butka Dora e shtetit tregime 3. Ramiz Gjini Posta qe sjell era tregime Poezia vellim poetik poeme

1. Arjan Leka Ndreqje gabimesh poeme


2. Zef Zorba Buze te ngrira ne gaz
poezi


3. Petrit Nika Qenia brenda enes poezi


4. Prec Zogaj Nuk ndodh asgje vec
dashurise... poezi


5. Anna Kove Djege ujerash poezi 6. Zimo Krutaj Hojeza fryme poezi Kritike teori letrare


1. Anastas Kapurani Migjeni parathenie ne dy kohe studim


2. Eldon Gjika Cikli filozofik i Lasgush Poradecit studim


3. Sabri Hamiti Poetika shqipe teori sdudim interpretim.


4. Behar Gjoka Shkrimtaria e Martin
Camajt studim


5. Lisandri Kola Satira e Fishtes ne epike studim Perkthimi artistik

1. Ardian Klosi Proza e shkurter e Kafkes Franc Kafka perkthim


2. Aristidh Ristani Loja e rruazareve prej qelqi roman Herman Hese perkthim


3. Jonila Godole Elegji Duine poeme Rajner Maria Rilke perkthim 4. Severina Pasho Ishulli i Mundshem


roman Micchel Houellebesq perkthim


5. Aristotel Spiro Vepra poetike Konstandin Kavafis perkthim


6. Mimoza Hysa Te vish ne jete Margarete Mazantini perkthim


7. Dritan ela Kryeveprat Dino Buxati roman tregime perkthim Ne letersine per femije


1. Kico Blushi Mos roman


2. Jani Bocari Bor-for kronikat e Askanit roman
Letersia rishtare debutuese


1. Manjola Brahaj Vajtimi i Kalipsose poezi
2. Arti Lushi Humus proza


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›