E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet mjuzikëlli për Spider-Man

Nga Express më 14 janar 2011 në ora 19:12

Shfaqja që i ka kushtuar më së shtrenjti në histori të Broadway’it, “Spider-Man: Turn Off the Dark" është shtyrë për datën 15 mars për shkak se puna në produksinon dhe në teknologji të lart ka sjell një përfundim të fundit që mund ta bëj atë më të shikuar nga publiku, por edhe për shkak të lëndimeve të aktorëve.

Producentët kanë paralajmëruar të premten se ka pasur një seri aksidentesh gjatë shfaqjes që deri me tani ka kushtuar 65 milion dollarë – shfaqja më e shtrenjtë e Broadway e të gjitha kohërave – sepse katër aktorë, e po ashtu edhe disa statist, muzikanti dhe regjisori, përfshirë këtu edhe Julie Taymor dhe Bonon e U2, janë lënduar.

Por, edhe vetëm si ide adhuruesit e kanë përkrahur këtë shfaqje dhe tani produksioni që është i bazuar në një libër nga stripat ku një njëri bëhet merimangë, e kanë përkrahur atë.

Sipas analistëve të “Broadway: "Spider-Man" është njëri prej shfaqjeve që mund të fitoj më së shumti dhe vetëm gjatë shfaqjes dhe premierës së Vitit të Ri ata i kanë fituar 1 milion e 588 mijë dollarë.

“Ne jemi shumë të kënaqur me publikun dhe pritet që edhe shumë të tjerë të shikojnë atë sepse në të gjithë New Yorkun, por edhe Amerikën flitet për shfaqjen”, ka thënë Taymor në një deklaratë për media.

Producentët e shfaqjes, Michael Cohl dhe Jeremiah J. Harris kanë thënë se shfaqja është shtyrë përsëri, nga repriza e datës shtatë shkurt atë e kanë shtyre për në mars “për shkak të një përfundimit të ri”. Cohl ka thënë se ai dëshiron që të këtë më shumë kohë që ekipi të jetë më kreativ dhe të jep një shfaqje më të mirë dhe ka shtuar se shtyrje të tjera nuk mund të këtë më.

“Ne jemi duke bërë një gjë të jashtëzakonshme këtu”, ka thënë Bono dhe grupi “The Edge” në një deklaratë të përbashkët.

Shfaqja përcillet më një numër të madh të skenave masive dhe anëtar të ekipit të cilët shumicën e kohës janë në ajër. Por problemi më i madh është tek teknologjia pasi që ka vështirësi për të bartur tërë shfaqjen.

Katër aktorë janë lënduar. Së fundi ka qenë edhe aktori Christopher Tierney, që është rrëzuar nga 6 metrat duke thyer brinjët e tij. Ai është në spital dhe i është nënshtruar një operacioni. Pas lëndimit të Tierney producentët kanë shtyrë shfaqjen e tyre për të marrë masa shtesë mbrojtëse.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›