E Shtunë, 31 Tetor 2026

Julio Sergio beson në titull

Nga Express më 14 janar 2011 në ora 20:08

Portieri i Romës, Julio Sergio, beson se ekipi është ende në garë për titull, edhe pse ka tetë pikë disavantazh ndaj liderit Milan.

Giallorossët pësuan një goditje të fortë në luftë për Scudetto pas humbjes nga Sampdoria javën e kaluar, kur u mundën 2-1, por braziliani mbetet optimist.

“Ne duhet të vazhdojmë rrugën që kemi nisur. Tetë pikë prapa Milanit është shumë, por ka mjaft ndeshje për të luajtur, përfshirë ato me rivalët e drejtpërdrejtë. Ne duhet të synojmë fitore në çdo ndeshje prej tani deri në prill”, tha ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›