1973

Cila eshte e verteta per vitin 1973 Ajo e dokumentarit te Anagnostit apo ajo qe kam brenda une qe duhet te kete brenda Vango Eniku qe kishte Linci Picja Adhurimi Dor Keko...
Me pyetjen qe ngrihej ne fund te shkrimit te djeshem 1973 -Tirana ne kameren e fshehte te Anagnosti dua ta nis kete refleksion A kishte valle njeri qe mendonte per lirine ne kete skene teatri pa aksion ku dhuna nuk duket por ndjehet se vetem ajo mund te shpjere ne kete gjendje kalbesie Pergjigja e menjehershme eshte po kishte te tille qe jo vetem mendonin per lirine por edhe jetonin ne liri.
Ne nje liri te brendshme te mbyllur e te ndrydhur por prape liri. Ka nevoje te zberthehet ky pohim sikurse
eshte nevoja te shihet edhe dokumentari ne fjale i Dhimiter Anagnostit. Te transmetohet nga nje shume televizione te vendit sepse njerezit kane nevoje sot ta shohin ate kohe sepse kjo do ti ndihmoje te shohin shume gjera. Une kete nevoje nuk e ndiej aspak deshiren po kam shume deshire.
Mu duk sikur e pashe krejt filmin qe pershkruante eseja ne menyre lakonike isha aty edhe vete personazh ne gjithe sekuencat te xhiroja te pazari i Tiranes te kendi i lodrave te pasticeria e tmerrshme e Pallatit te Kultures te stadiumi Qemal Stafa po shtoj edhe disa vende te se dieles sone te ura e Lanes hipur mbi bordure te bordurat perballe hotel Dajtit te parku i xha Tonit ku shihnim Agim Fagun dhe Vaso Shaken te parku i Shen Prokopit po sidomos te nje qoshe e mbrojtur e shtepise ku lexoheshin disa nga librat me te bukur te botes dhe ane radios
ku priteshin disa nga emisionet me dritheruese te Europes diku mes valeve fishkellyese te BBC Radio Luxemburg Carolyne ne KW ose thjesht RAI ne MW. Per voi giovanni.
Ate filmin dokumentar te Taqos e kam pare kushedisa here megjithese asnjehere konkretisht. Vinin te tille here pas here nga pertej detit i degjonim tekstet ne vale radiofonike dhe perfytyronim si do te ishin filmat. Nje dokumentar i transmetuar ne 1973 ose 74 nga RAI 1 quhej Albania.
Qui Stalin piace ankora. Aty shikonim
veten sikur te kishim dale nga vetja si ne filmin e Anagnostit. Dhe na vinte turp dhe na vinte shume keq qe dukeshim ashtu per te tjeret. Sepse ashtu
duhet te ishim me te vertete Po si ishim ne me te vertete shte e verteta te
dokumentari 1973 1973 - Nje nga vitet qe kam jetuar me shume e ne menyre me intensive deri tani ne jeten time.
Vit kur ndjen dashurine te te pushtoje ne te gjitha
qelizat vit kur pllakos papritur nje deshperim i madh sa bota vit kur babane e zhveshin nga funksionet dhe ne presim arrestim vit kur zbuloj shoqerine kameradet pas Beatles edhe Rolling Stones Pink Floyd Deep Purple. Me bie ne dore Dublineers i Joyce-it Metamorfoza e Kafkes dhe Muri i Sartre-it. Mesuesja e letersise padit leximin
e poezive te Prever-it ne shoqerine tone.
Ne 24 dhjetor festojme per here te pare fshehurazi me shoke Krishtlindjet ne shtepine time ne mure kisha varur riprodhime grash nudo nga disa tablo te Hermitazhit. Vit i jashtezakonshem per formimin dhe
ecurine tone te metejshme. Udheheqesi ka goditur shfaqjet e liberalizmit nepermjet plenumesh te tmerrshme. Ne ende nuk ndiejme ndonje ndryshim ne jeten tone asgje se ka zbehur ende gezimin dhe rreqethjet e takimeve me njerezit qe do.
Pervecse kane bllokuar transmetimet e RAI-t lejojne tani vetem emisionet e lajmeve goditje vertet e forte.
Tirana qytet qe ta le frymen pezull me personazhet e shumta qe ka. Agim Fagu idhull i cdo femije dhe te riu qe merr e perplas nje top pas dyshemese eshte jo vetem i pashem por pelqen dhe Adriano Celentanon Ekipi i 17-Nentorit perbehet nga mjeshter qe e luajne topin si xhonglere dhe nuk pyesin per goditjet e herepashershme politike qe pesojne.
Ne rruge dhe shetitore shikon njerez te ditur te kerrusur nga kultura
perendimore qe mbajne me vete Kane zakonisht kapele e bastun Lasgush Poradeci Skender Luarasi Sotir Caci ose edhe shkojne shpejt me biciklete sikurse Vedat Kokona me te vellane pale shkrimtaret Kadareja qe kalon mes xhiros si nje e ngjethur kafenete ku sheh Dritero Agollin me te tijte kafeneja ku ulet e shkruan i vetem Dhimiter
Shuteriqi ajo tjetra e Robert Shvarcit ajo tjetra e... Po mesuesi yne i historise Tanush Frasheri
Ai sot do ti jepte Wikipedias uje me bisht te luges. Ne vitin 1973 e arrestuan mu ne oborrin e shkolles e moren me nje Gaz kinez. Pale te marret dhe
gjysme te marret e Tiranes te papershkrueshem Li Pazari Tit Sojli Shaban Qosja.
Shume te tjera.
Detaje gezime drite dhe erresire pa fund. Jete me nje varferi dhe monotoni te tmerrshme ne veshjen e jashtme te njerezve te godinave te rrugeve te dyqaneve por me nje larmi e konfuzion te pabesueshem se brendshmi.
Me nje drite te patreguar ne lulishtet e Tiranes sidomos ne parkun e Shen Prokopit kopshtin botanik malin e Dajtit.
Ky kend gazete sme mjafton
aspak. Me duhet te shkruaj nje liber per vitin 1973 qe patjeter do te jete me pak trondites se Viti 1793 i Viktor Hygoit por jo me pak i vertete. Vertet cila eshte e verteta per vitin 1973 Ajo e dokumentarit te Anagnostit apo ajo qe kam brenda une qe duhet te kete brenda Vango Eniku qe kishte Linci Picja Adhurimi Dor Keko ajo qe ka
Kena Alma Roncja Kujtja Ada Arjana Ard Vehbiu dhjetera emra me vijne ne mend po skam pse ti permend per arsye se historite dhe perjetimet jane te ngjashme.
Nje pjese jeta dmth. paranoja e diktatorit i perplasi keq qysh ne vitet 1974-75 i hodhi ne internime ose burgje te tjere i hodhi jashte Shqiperie pas vitit 1990 te tjere i la ketu por
per nje gje me duket se mund te flas ne emer te atyre edhe atyre qe sjane me askush nuk deshperohet ose ndjen keqardhje per rinine e tij.
Per cudi ajo rini e kaluar ne kryeqytetin e Shqiperise ndoshta edhe ne qytete te tjera me te medha te Shqiperise ne vitet 60-70-80 sado qe kaloi neper njemije kushtezimet dhe ndalesat e diktatures ishte e pasur shpirterisht dhe e zgjuar e zgjuar per te kapur sinjalet e mira good vibrations qe vinin pergjithesisht nga Perendimi.
Nderkohe qe per propaganden zyrtare nuk cante koke dhe slinte rast pa e tallur me qindra barcaleta.
Per cudi ata qe e perqafuan atehere me zell propaganden zyrtare u bene komuniste fanatike instruktore masovike sot na cajne kryet me luften e tyre te re te klasave ne te vertete me frustrime te
ndryshme qe e kane burimin qysh nga ajo kohe.
E di qe kishte edhe nje realitet tjeter. E di qe shume e shume e kaluan rinine ne fshatra internimi.
Ne baltrat e Myzeqese ose ne gerxhet e Tepelenes e Skraparit ne varferine e tmerrshme te Veriut. Ja dhe ana tjeter e medaljes e nje medalje qe njehere e mbeshtolli Shqiperine me cipen e nje regjimi absurd i cili megjithate nuk arriti dot te vrase njerezit mendjen dhe shpirtin e tyre.
E cila pra ishte e verteta e vitit 1973 Me sa duket ishin disa duhen mbledhur te gjitha bashke per te kuptuar gjithmone e me shume.