Lawrence Anthony, Noeja afrikanojugor
Kafshët e pyllit kanë qenë gjithmonë pasioni i tij. Për të mbrojtur luanët dhe rinocerontët, sfidoi bombat në Bagdad dhe një milici rebele në Ugandë
Ai ia mbath prej luanit dhe bëhet menjëherë gjahu i tij. Mund t‘ia mbathni prej një bualli ose t‘i shmangeni një rinoceronti, duke bërë një devijim të papritur ndërsa vraponi, por me luanët është ndryshe. Duhet të qëndroni në vend, të mos i shihni në sy dhe të prisni derisa të përqendrohen diku tjetër. Atëherë, ndoshta mund të vazhdoni të ecni lehtë, pa u ndier. Kjo është teoria.
Lawrence Anthony është një afrikanojugor, paksa i zymtë, i cili ka shumë vite eksperiencë me kafshët e pyllit. Për këtë arsye e njeh mirë teorinë e lartpërmendur. Në pranverën e vitit 2003 po ecte mes një fushe me bar të gjatë deri te gjunjët, kur befas pa veshin e një luani. Ishte një kafshë gjigante. Pas pak çastesh pa një tjetër dhe më pas sërish disa të tjerë. "Rregulli është të qëndrosh pa lëvizur, të mos bësh zhurmë dhe të ecësh avash mbrapa", thotë. "Por, në atë moment harrova gjithçka. Nuk i kisha parë kurrë më parë se sa të mëdhenj ishin, derisa njëri prej tyre u ngrit në këmbë. Në atë moment ia mbatha me të katrat".
Nuk ishin luanë dosido dhe ç‘është më kryesorja nuk jetonin shumë larg Afrikës. Ndodheshin në një vend të rrethuar në qendër të Bagdadit, në pallatin e madh të Uday Hussein, djalit të ish-diktatorit irakian. Anthony nuk ishte në Irak për të luftuar, por për të shpëtuar kafshët. Pak ditë pas pushtimit të Irakut nga amerikanët, ishte bërë anëtar i një grupi (me ish-luftëtarë irakianë dhe ushtarësh amerikanë) të cilët e adhuronin natyrën dhe ishin bashkuar për të shpëtuar kopshtin zoologjik të Bagdadit.
Oazi i "Thula Thula"-s
Së bashku me të shoqen, Françoise, Anthony jeton në rezervatin privat të Thula Thula-s, në Afrikën Jugore, 50 kilometra larg qytetit bregdetar të Richards Bay. Parku është një oaz pemësh e pyjesh. Duke admiruar peizazhin dhe kafshët, mund të kuptohet lehtë pse Anthony zgjodhi që t‘ia kushtonte jetën e tij natyrës. I gjatë, i dobët dhe me mjekër të gjatë, Anthony ka pamjen e një njeriu primitiv.
Mbi tarracën e shtëpisë së tij në Thula Thula, mes majmunëve që kacavirren nëpër pemë, kujton momentet kur pa në televizor bombardimet e para në Bagdad më 2003-in. "E dija që në atë vend ishte parku më i madh zoologjik i Lindjes së Mesme. Nuk mund ta duroja faktin që kafshët të ngordhnin brenda në kafaz. U telefonova menjëherë autoriteteve amerikane dhe britanike për t‘i pyetur nëse kishin ndonjë plan emergjence, por kjo nuk i interesonte asnjërit. Askush nuk u ofrua që të më ndihmonte, kështu që vendosa të nisesha vetëm. E bëra vetëm për kafshët".
Shpesh kur isha fëmijë dëgjoja tregime nga më të rriturit për shumë kafshë të tjera të ngordhura në kopshtet zoologjike gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe ndihesha keq. "Më vinte jashtëzakonisht keq, ato kafshë duhej të ishin në Afrikë. Jetonin në kafaz dhe kishin ngordhur. Kur irakianët pushtuan Kuvajtin, i nxorën kafshët nga kopshti zoologjik. E njëjta gjë ndodhi në Kosovë dhe Afganistan. Duhej të bëja diçka për kafshët e gjora të Bagdadit".
Pas disa ditësh, Anthony gjendej në kufirin mes Kuvajtit dhe Irakut. Kishte marrë një makinë me qira dhe brenda e kishte ngarkuar me materiale veterinare. Kishte udhëtuar mes njerëzve që përpiqeshin të braktisnin qytetin. "Pak pas mbërritjes time, ushtarët e armatosur po hynin në Bagdad. Amerikanët nuk më lejonin që të kaloja kufirin. Më pas vura re se ndodhesha në Kuvajt. Iu drejtova kuvajtianëve dhe ato më lanë të kaloja pa asnjë problem".
Nga televizori, situata në Irak dukej nën kontroll. Anthony dhe dy punëtorë të kopshtit zoologjik të Kuvajtit iu bashkuan ushtarëve dhe karvanëve ushtarakë të drejtuar për në Bagdad. Në kufi, një ushtar amerikan i tha nëse Anthony e dinte se vendi ishte në luftë. Më pas e këshilloi të mos binte shumë në sy, sepse përveç gazetarëve, ishin "civilët" e parë që hynin në Irak. Për të arritur shëndoshë e mirë në Bagdad, Anthony dhe dy punëtorët ndoqën rrugët dytësore. "Ishte bërë një masakër. Në mes të rrugës e kuptuam se nuk duhej të ishim aty, por ishte e pamundur që të ktheheshim vetëm mbrapa. Nuk ishim guximtarë, gjithçka e bënë nga naiviteti".
Anthony qëndroi në Bagdad për gjashtë muaj dhe arriti ta ndërtonte kopshtin zoologjik që u shkatërrua. Para shkatërrimit, parku kishte 650 kafshë dhe pas mbërritjes së Anthonys kishin mbijetuar vetëm 35. Të tjerët kishin ngordhur nga uria dhe etja, ose ishin vjedhur. Mungonte ushqimi dhe uji dhe kafshët e mbetura - ato që kishin dhëmbë e kthetra për t‘u mbrojtur nga grabitqarët e uritur - ishin në kushte të mjerueshme. Kur Anthony u largua nga Iraku të gjitha kafshët gëzonin shëndet të plotë, kafazet ishin të pastra dhe parku zoologjik funksiononte për mrekulli.
Anthony dhe gazetari Garham Spence e kanë treguar këtë histori në librin "Bodylon‘s ark" (2007). Romani tërhoqi vëmendjen e disa producentëve hollivudianë, të cilët dëshironin të bënin një film të titulluar "Good luck, Mr Anthony". Sot, kopshti zoologjik i Bagdadit është një prej gjërave që të joshin më shumë në këtë vend. Më 2008-n parkun zoologjik e kanë vizituar pesë milionë turistë. Çdo vit ky park merr me qira kafshë të tjera nga kopshtet zoologjike të të gjithë botës.
Lot gëzimi
Më 2003-n gjërat ishin shumë ndryshe. Anthony dhe dy kuvajtianët u pritën nga zëvendësdrejtori i kopshtit zoologjik, Husham Hussan, që kur pa makinën e ngarkuar me materiale veterinare, shpërtheu në lot. Të mbuluara me një copë të madhe, mbetjet e kafshëve të ngordhura iu hodhën atyre që kishin mbetur ende gjallë. Vendi ishte mbushur me copa mishi, majmunët dhe babuinët vraponin të lirë, ndërsa papagajtë dhe zogjtë e tjerë fluturonin mbi kokat e tyre. Kafshët e mbijetuara, mes tyre edhe luanët, tigrat e një ari i madh, ishin të plogët dhe kockë e lëkurë.
Fillimisht Anthony mendoi për gjërat kryesore: ujin, bukën dhe higjienën. E ndihmoi një grup punëtorësh që kujdeseshin për kopshtin, duke i sjellë ujin dhe ushqimin. Pak nga pak gjendja filloi të përmirësohej dhe autoritet etamerikane filluan të interesoheshin. Vitin e kaluar SHBA-ja ka shpenzuar për kopshtin zoologjik 2,5 milionë dollarë.
Anthony, 58 vjeçe, është rritur në qytezat ku i ati shkonte për të hapur zyra të reja sigurimesh. Gjyshi i tij, një minator me origjinë nga Berwick-upon-Tweed, Britania e Madhe, emigroi në vitet ‘20 në Afrikën Jugore për të punuar në minierat e arit. "Më kujtohet se kur isha i vogël, nuk mund të dilja mbrëmjeve për të derdhur plehrat, sepse jashtë kishte hiena. Për disa kohë Anthony është kujdesur për tregun imobiliar, por ajo që i interesonte më shumë ishte mbrojtja e ambientit. Gjatë viteve ‘90, Thula Thula u vu në shitje dhe Anthony la punën në agjencinë imobiliare, për ta transformuar ëndrrën e tij në realitet. Rezervati gjendet në territoret e zuluve. Prej 15 vjetësh, Anthony përpiqet të bindë këto fise të zonës të bashkohen dhe të krijojnë një tjetër park natyror "Royal Zulu". Një mënyrë kjo për të nxitur turizmin dhe në të njëjtën kohë për të mbrojtur kafshët dhe bimësinë lokale. "90 për qind e rezervave administrohet sipas logjikës koloniale: gardhe të larta dhe shumë armë", thotë Anthony. "Por ato kohëra kanë perënduar. Për të mbrojtur ambientin duhet të përfshijmë komunitetet lokale".
Katër të fundit
Për Anthony-n, eksperienca irakiane nuk ka qenë e vetmja në zonat e luftës. Në vitin 2006 arriti të bindte liderin e rebelëve ugandezë të ushtrisë "Rezistenca e zotit" (LRA) të shpëtonte një prej kafshëve më të rralla të botës: rinocerontin e bardhë të veriut. Njerëzit e LRA-së ishin vendosur në parkun kombëtar të Garambas, në Republikën Domenikane të Kongos (ku jetonin katër vitet e fundit ekzemplarët e këtij lloj rinoceronti) duke vrarë katër roje pylli dhe tetë ushtarë guatemalas të OKB-së. "Situata ishte dëshpëruese", thotë Anthony. "Parku dhe fati i rinocerontëve të bardhë veriorë ishin në duart e rebelëve".
Duke e ditur se liderit e LRA-së do të takoheshin me të dërguarit e qeverisë ugandeze në Sudan, Anthony vendosi të merrte pjesë në negociata, edhe pse nuk ishte i ftuar. Pa u shqetësuar për rreziqet, i takoi rebelët pranë ujërave të Nilit të bardhë. "Ata u habitën kur u shpjegova se kishin mbetur vetëm katër rinocerontë të bardhë në rezervat. Mendonin se ekzistonin qindra të tjerë". Kur qeveria e Kampalas dhe LRA-ja firmosën marrëveshjen për një armëpushim, rebelët u angazhuan që të mbronin rinocerontët nga zhdukja dhe i detyruan rojet e pyllit të vazhdonin punën e tyre.
Në fund të 2007-ës, Anthony i takoi sërish pjesëtarët e LRA-së për të folur për rinocerontët. Kaloi disa ditë me numrin dy të grupit rebel, në një kamp sekret brenda xhunglës.
"Folëm për rinocerontët dhe paqen". Një ditë pas ndarjes së tyre, numri dy i grupit të rebelëve u ekzekutua, por Anthony tha që ai i kishte premtuar se speciet në zhdukje do të mbroheshin. I nxitur nga këto suksese dhe nga interesi i disa ekspertëve ndërkombëtarë, i prezantoi OKB-së një sërë zgjidhjesh për mbrojtjen e kafshëve edhe në zonat e luftës. Fillimisht plani i tij nuk u pëlqye nga të gjithë. Në Afrikë, mbrojtja e ambientit dhe politika janë në kahe të kundërta dhe organizatat kryesore ambientaliste e kanë kritikuar Anthony-n se ka biseduar drejtpërsëdrejti me rebelët ugandezë. Nga ana tjetër, Anthony ka mendime të qarta: "Jam pjesë e shkencës që prej 40 vjetësh dhe dëshira ime për të eksploruar botën nuk limitohet". Anthony nuk beson te jashtëtokësorët, po i pëlqen mënyra sesi Ron Hubbard e ka përshkuar konceptin e mbijetesës. "Kam mbetur pa fjalë nga ideja që forma të jetës janë qenie speciale, një kombinim elementesh mineralë, kimikë dhe hyjnorë. Më pëlqen ta shoh botën në këto terma".
Biografia
Lawrence Anthony lindi në vitin 1950 në Johanesburg të Afrikës Jugore. Në vitin 2003 punoi për gjashtë muaj në kopshtin zoologjik të Bagdadit. Në vitin 2006 shkoi në Sudan për të bindur rebelët ugandezë të mbronin katër rinocerontët e bardhë veriorë.
Në vitin 2007 publikoi librin mbi përvojën e tij në Irak, "Babylon‘s ark"