MB kundër formularit për adresat: Shkel privacinë
Përmes një deklarate për shtyp, zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Fatmir Konja, tha se sipas Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në adresarin e shpallur publikisht një javë më parë nga Edi Rama, janë anashkaluar kërkesat e nenit 35 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5 të Direktivës 95/46 të KE-së dhe Parlamentit Europian, për mbrojtjen e të dhënave personale.
“Bazuar në qëndrimin e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si dhe duke ritheksuar shqetësimin për thyerjen e konfidencialitetit të qytetarëve dhe pengimin e implementimit të sistemit të adresave, ministria e Brendshme i kërkon z. Rama që në mënyrë urgjente të tërheqë formularin e shpallur publikisht prej tij dhe qe eshte shpërndarë në kundërshtim me ligjin”, tha Konja.