E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, bllokohetnë 100 metra thellësinjë minator

BULQIZë- Një ngjarje e rënd ka ndodhur pasditen e sotme në minierën e Bulqizës. Një minator është bllokuar në galerinë 47 pas shembjes së dheut.
39-vjecari Ervin Murati ndodhet ende i bllokuar në zonen B të galerisë 47, në 100 metra thellësi, ndërsa nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Burimet që bëjnë të ditur lajmin konfirmojnë se është duke u punuar për nxjerrjen e minatorit 39-vjecar nga thellësia e minierës.

Aksidentet në kushtet e punës në minierat e vendit janë bërë tashmë të shpeshta, ndërkohë që kushtet e sigurisë në galeri lënë për të dëshiruar.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›