Një Gjermani e tmerrshme, 4 gola ndaj Argjentinës
KEJP TAUN- Gjermania ka kaluar në gjysmëfinale të kampionatit botëror, duke shkatërruar në një mënyrë të tmerrshme Argjentinën e Diego Armando Maradonës. Takimi i zhvilluar në Kejp Taun ka konfirmuar formën e mirë të skuadrës së Lëv, e cila me një futboll shampanjë ka shkelur me këmbë yjet argjentinas. Nuk ka dyshime se kjo Gjermani e re, në mos nga më të fortat, është nga më të bukurat për t’u parë. Fitorja me Argjentinën e konfirmon atë si një favorite kryesore për fitimin e Kupës së Botës. Me kancelaren Angela Merkel në tribunë dhe me një sërë VIP-ash si Mik Xheger, Leonardo di Kaprio apo Sharliz Teron, gjermanët kanë dhuruar një leksion futbolli. Argjentina ndërkohë kthehet në shtëpi ashtu si 4 vjet më parë, por këtë herë e shkatërruar dhe e mundur në të gjitha aspektet. Nuk ka dyshime se në cilësi skuadra e Maradonës ishte më e mirë, por futbollistët argjentinas tentuan vetëm aksionet individuale, duke mos u lidhur shumë me njëri-tjetrin në fushë. Krejt ndryshe gjermanët, që në fushë gjendeshin symbyllazi me njëri-tjetrin. Tani Gjermania do të vazhdojë më tej ëndrrën e saj, ndërsa shpresat se të rinjtë e Lëv mund të fitojnë titullin janë rritur në maksimum.
NDESHJA
Përsa i përket ndeshjes, ajo nisi menjëherë me gol për Gjermaninë, gjë që natyrisht ia bëri asaj punën më të lehtë. Pas vetëm 2 minutash, një goditje dënimi e marrë në anësore sjell avantazhin. Kroson Podolski dhe Myler zhytet me kokë duke mposhtur Romeron. Sulmet e skuadrës amerikano-jugore kanë qenë të pa koordinuara dhe kjo e ka ulur rrezikun në portën e Nojer. Në fundin e pjesës së parë Argjentina ka shënuar, por goli është anuluar për një pozicion jashtë loje. Fraksioni i dytë ka nisur me një Argjentinë asfiksuese, por sërish me goditje të lehta në portë. Ka tentuar Higuain, Tevez, Mesi apo Di Maria, por gjermanët janë mbrojtur mirë. Në minutën e 68-të ndeshja praktikisht u mbyll. Tomas Myler i shtrirë jep një top për Podolskin, i cili e fut në qendër për Klosen dhe 2-0. Festë e Merkel në tribunë, ndërsa djemtë e Lëv festojnë si të çmendur. Pas 6 minutash të tjera, sërish një tjetër gol. Argjentinasit tregohen të mefshtë në mbulimin e Shvajnstajger dhe topi i futur prej tij dërgohet në rrjetë nga Arne Fridrih, qendër mbrojtësi i Hertës së Berlinit. Shock në radhët e argjentinasve, që më pas dorëzohen totalisht. Minuta e parafundit sjell një tjetër aksion shampanjë. Topi i Toni Kros nga e majta gjen Miroslav Klose, i cili me këmbë mposht për herë të katërt Romeron. Për sulmuesin e Bajernit është goli i 14-të në Botëror, aq sa Gerd Myler dhe një më pak se Ronaldo. Më mirë se kaq nuk mund të bëhet.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)