Lazarat, takim kundër kultivimit të kanabisit
Lazarati, fshati 'trim' që thyen ligjin duke kultivuar lëndë narkotike është bërë objekt i një takimi sensibilizues kundër kultivimit të bimëve të paligjshme. Ky takim është organizuar nga Prefekti i Qarkut të Gjirokastrës. Në këtë takim ishin pjesëmarrës Drejtori të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, dhe zv/drejtori Agron Koliqi.
Prençi ka vënë në dukje se Qarku i Gjirokastrës dhe veçanërisht komuna e Lazaratit vazhdojnë të mbeten problematike përsa i përket kultivimit të bimëve narkotike.
"Fenomeni Lazarat mbetet shqetësues dhe pavarësisht masave të marra nga aktorë të ndryshëm situata mbetet problematike. Banorë të veçantë të fshatit Lazarat nuk mund të bëjnë lojë me ligjin"- tha Prençi.
Ndërsa sipas Burgaj, situata është në këto kushte për shkak të disa të neglizhencës dhe në disa raste dhe implikimit të punonjësve të policisë në këto fenomene, si dhe mos impenjimit të Pushtetit Vendor.
Për vitin 2007 në qarkun e Gjirokastrës janë çelur 18 raste të procedimeve penale për kanabisativa. Janë shkulur 4912 rrënjë, prej të cilave 4300 në Lazarat dhe janë procedura 9 persona. Janë kapur gjithashtu gjatë trafikut 2712 kg hashash i presuar, janë arrestuar në flagrancë 9 persona dhe shpallur në kërkim 3.
E.B