E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdekje në orët e para të mëngjesit, po hetohen shkaqet

 

Shtohen rastet e individëve që vendosin t'i japin fund jetës në mënyrë tragjike.

VLORË- Është gjetur sot në orët e para të mëngjesit i mbytur në ujërat e detit, në zonën e quajtur Uji i Ftohtë. Historia e mbytjes së tij është mister, pasi nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së ish-oficerit të bazës ushtarake të Bunavisë, Besnik Kadëna, 45 vjeç. Çështja i ka kaluar në dorë ekspertizës mjeko-ligjore, e cila do të nxjerrë në pah arsyet e vdekjes në ujërat e kripura të detit. Ekspertiza do të vendosë nëse bëhet fjalë për vetëflijim apo për një krim të pastër.

ELBASAN- Është çuar si zakonisht herët nga gjumi dhe pa u menduar gjatë është hedhur nga dritarja e katit të pestë. Të afërmit thonë se vuante nga depresioni dhe veprimin e ka bërë në mënyrë të pakuptimtë. Bajram Daka ishte 71 vjeç, pensionist dhe nuk ka treguar për arsyet e vetëflijimit. Pas aktit të vetëvrasjes policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka marrë në pyetje pjesëtarët e familjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›