Helmohen 70 veta, hetohet lokali
70 veta u helmuan dje në lokalin e familjes Vathi në Fushë-Krujë dhe 6 prej tyre, pjesëtarë të së njëjtës familje përfunduan në spital në gjendjë të rëndë. Çifti Afrim dhe Bukurie Vathi pronarë të lokalit ku ndodhi intoksikimi do të ndiqen penalisht. Ata të dy akuzohen për veprën penale 'Prodhim dhe shitje të ushqimeve dhe lëndëve të tjera të rrezikshme për jetën'. Pasi gjatë një dreke e organizuar në lokalin e tyre 70 individë u intoksikuan dhe përfunduan në spitalin Ushtarak në Tiranë dhe në spitalin e Krujës.
Ekspertiza ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara nga e gjithë menuja e djeshme, për të përcaktuar shkakun e helmimit.