E Shtunë, 31 Tetor 2026

A është e vërtetë që njerëzit përdorin vetëm 10% të trurit?

A është e vërtetë se njerëzit përdorin vetëm 10% të trurit të tyre? Po pjesa tjetër për çfarë funksionon dhe përse është ndërtuar? A mundet të vihet në përdorim edhe pjesa tjetër e trurit për ta bërë njeriun super të ditur?

Përgjigje nga specialisti

Është dëgjuar shpesh se ne përdorim vetëm 10% të trurit dhe supozojmë se kjo është e vërtetë. Po atëherë pse 90% e pjesës tjetër të trurit është formuar dhe ka zënë vendin kryesor te njeriu? Pse duhet të mbajmë me vete 1.4 kg tru duke qenë se nuk përdorim 90% të tij? Në biologji, do të konsiderohej shumë e shtrenjtë, pasja e një truri. Ne jemi një lloj kafshe në Tokë. Ne jemi këtu për të jetuar njësoj si çdo gjë tjetër në ekosistem, si delfinët, xhirafat, ngjalat, etj. Ashtu si edhe organizmat e tjera në tokë, për të mbajtur në jetë një organ, njeriut i duhet të shpenzojë energji. Mendohet se 30% e kalorive të cilat ne konsumojmë, shkojnë për të furnizuar trurin.

Mitologjia se ne nuk përdorim 90% të trurit, erdhi pasi mendohej se njerëzit nuk mendonin aq sa duhet. A nuk e ndjeni herë pas here se nuk po mendoni aq shume sa duhet ose se do të ishte më mirë që të mendonit më shumë ose më mirë? Ndoshta ju mund të bëheni “shumë të zgjuar” nëse do të dini të përdorni atë pjesë truri që nuk përdorni.

Por miti i mospërdorimi të trurit e ka origjinën në shkencë. Shkencëtarët kanë filluar kërkimet lidhur më ketë çështje që në shekullin e 19-të dhe kanë ngritur pikëpyetjet se çfarë bën 90% e trurit?

Shkencëtarët dërgonin goditje elektrike në qelizat e trurit të qenve. Me këtë ata vëzhgonin reagimin e muskujve dhe dridhjet. Ata bënin autopsi në këto kafshë. Ata hiqnin pjesë të imta të trurit të lepurit dhe miut dhe shikonin performancën e tyre pas kësaj.

Nga studimet rezultoi se qeliza të shumta të trurit në korteksin qendror nuk reagonin. Por aftësia për të identifikuar se çfarë bën një qelizë e trurit nuk është e njëjtë me atë se cila qelizë nuk është në funksionim. Për të qenë të saktë, shkencëtarët nuk arritën të gjenin ato pjesë apo qeliza të trurit që ishin vërtet inaktive.

Struktura e trurit, bën që të punojë i gjithë trupi. Truri i vogël komandon muskujt që bëjnë frymëmarrjen; qeliza të tjera bëjnë të punojë zemra; sytë, veshët, gjuha, hunda dhe lëkura. Një pjesë tjetër e trurit është e lidhur me emocionet, dhe memorien; çfarë ju keni bërë dje dhe pardje- të gjitha këto pjesë i japin trurit kohë të mendojë. Madje truri punon edhe kur ne flemë gjumë.

Shkencëtarët kanë vëzhguar pamjen e trurit të njerëzve dhe është e habitshme se si gjaku qarkullon atje me një shpejtësi marramendëse.

Por mund të themi se neuronet e trurit janë si qelizat e tjera të trupit. Nëse nuk i përdor, i humb. Nëse ju pushoni së menduari ose së bëri ushtrime mendore, ju humbni mundësinë për të bërë ushtrime. Njeriu humbet mundësinë të mendojë.

JU LUTEM përdorni trurin, dhe kujtohuni se mund ta humbni atë nëse nuk e përdorni. Nëse mendoni dhe përpiqeni të zgjidhni ushtrime do ta përdorni atë 100%. Kështu MENDONI!Orjeta Zhupa

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›