Lazarat, zbulohen 3 parcela me kanabis, 1 ne pranga, 2 në kërkim
GJIROKASTER- Operacioni ”Lindja e Diellit” ka zbuluar tre parcela, secila me 200 rrënjë kanabis, në fshatin Lazarat të Gjirokastrës. Një person ka rënë në pranga ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim nën akuzën e kultivitim të lëndëve narkotike.
Nëpërmjet një komunikate për shtyp policia e qarkut Gjirokastër sqaron se parcelat janë zbuluar afrësi të vendit të quajtur ”Bregu i Spilos” . ”Parcelat janë mbajtur nën vëzhgimin e vazhdueshëm nga ana e Specialistëve dhe Agjentëve të Sektorit Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtoirinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër me qëllim identifikimin e autorëve dhe vënien e tyre para përgjergjesisë penale.”- sqaron komunikata për shtyp.
Pas një puen të mirfilltë hetimore për identifikimin e pronarëve të parcelave policia është vënë në veprim vetëm në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Rreth orës 05.00 në kuadër të operacionit ”Lindja e Diellit”
forcat e Sektorit Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të njërit prej autorëve të këtyre parcelave, Bersand Rabaj, 24 vjec lindur dhe banues në fshatin Lazarat, ndërsa dy autorë të tjerë kanë mundur të largohen me shpejtësi me ”një automjet i cili është identifikuar.- vazhdon komunikata për shtyp.
Policia ka asgjësuar 600 rrënjë kanabis si dhe ka sekuestruar një sasi municioni luftarak. Dy personat e shpallur në kërkim janë identifikuar dhe po punohet për arrestimin e tyre.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprat penale ”Kultivim të bimëve narkotike” dhe ”Mbajtie pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, vepra këto të parashikuara nga nenet 284 dhe 278 të Kodit Penal.
(s.g/BalkanWeb)