Prishtine, mediat kosovare: Haradinaj do lirohet shpejt
PRISHTINE- Gjykata e Hagës do të mblidhet në fillim të javës së ardhshme për të vendosur nëse do të pranojë apo jo kërkesën e ish kryeministrit Ramush Haradinaj për tu gjykuar në gjëndje të lirë. Aleanca për Ardhërinë e Kosovës beson se vendimi do të jetë në favor të kryetarit të saj, madje burime brenda kësaj partie, të cilat u referohet e përditshmja prishtinase “Koha Ditore” , shprehen të bindur se Haradinaj do të kthehet në Kosovë të mërkurën.
Ndërkohë Besnik Tahiri, anëtar i Kryesisë së AAK-së dhe përgjegjës për komunikimin me mediat lidhur me mbrojtjen e Haradinaj, tha për një tjetër media kosovare se ende nuk ka dicka konkrete, por se ekzistojnë shpresat që lideri i partisë të lirohet sa më shpejt. Ish kryeministri i Kosovës, më 21 korrik u rikthye në qelitë e paraburgimit në Hagë, pasi Gjykata ndërkombëtare e krimeve për ish Jugosllavinë vendosi rigjykimin e tij. Apeli vendosi të pranojë kërkesën e prokurorisë, sipas së cilës procesi i parë kundër Haradinaj u dëmtua nga tërheqja e dëshmitarëve. Organi i akuzes vlerësoi se keta dëshmitarë mund të jepnin prova të drejtëpërdrejta në lidhje me fajësinë e tre të akuzuarve, por refuzuan të dëshmojnë për shkak të frikës. Ndaj prokuroria kërkoi rigjykim për disa prej akuzave.
(s.g/NEWS24/ balkanWeb)