Lazarat zjarrevenesit sulm policise

Policia e Gjirokastrës është përballur me sulmin me armë zjarri nga disa të rinj Lazaratas të cilët akuzohen edhe për zjarrëvënie në zonën Kordhocës. Agresorët sapo kanë parë postobllokun e policisë kanë hapur zjarr ndaj uniformave blu, dhe më pas kanë shkaktuar një tjetër zjarr në kodrat e fshatit Kordhocë.
Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër i bën thirrje banorëve të fshatit Lazarat të distancohen nga këta elementë që tentojnë të godasin policinë dhe të bashkëpunojnë me policinë për kapjen e tyre. Sipas njoftimit zyrtare, policia po punon për gjetien e autorëve të zjarrit në pyllin e fshatit Llongo dhe për kapjen shtetasëve nga fshati Lazarat të cilët kanë gjuajtur me armë zjarri postobllokun e policisë në vendin e quajtur Kordhocë dhe kanë shkaktuar edhe zjarrin në kodrat e këtij fshati.