E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen tre piromane

Tre zjarrvënës në zonën e Tepelenës janë vënë në pranga ndërsa kanë shkaktuar dëme të mëdha në prona private dhe në linjat elektrike vetëm pse kishin për qëllim hapjen e kullotave të reja. Policia e Gjirokastrës njoftoi se janë arrestuar, Shaho Braha, 59 vjeç,  Fadil Braha, 61 vjeç dhe Bujar Braha, 38 vjeç, të tre banorë të Tepelenës. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri -tjetrin, në vendin e quajtur Plirza , në fshatin Dukaj të rrethit Tepelenë , i kanë vënë zjarrin kullotës që kishin marrë me qera , me qëllim rigjenerimin e kullotës. Si pasojë  e erës së fortë zjarri u ka dalë nga kontrolli duke u përhapur në një sipërfaqje të madhe kujanë djegur parcela me ullinj shumëvjeçar si dhe një parcela me pemë frutore . Zjarri ka rerzikuar edhe varrezat, por nderhyrja e zjarrfikseve beri te shpetojne. Vatra zjarri vazhdojnë të jene aktive ende në zonën e Gjirokastrës, por pa ndonjë rrezik për banesat pranë. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›