Aksident në aksin Tiranë- Lezhë, humbet jetën një 10 vjeçare nga Kosova
Share
Një vajzë 10 vjeçare nga Kosova humbi jetën si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Tiranë- Lezhë. Mësohet se viktima po udhëtonte në makinë me nënën e saj, e cila drejtonte mjetin. Viktima është D.A, kurse e plagosur ka mbetur nëna e saj, Ismete Arifi, 35 vjeç. Mjeti me të cilin po udhëtonin ka dalë nga rruga ndërkohë që ato po udhëtonin drejt Shëngjinit.
Policia ka thënë se aksidenti mund të ketë ardhur nga shpejtësia e lartë, por dyshimet janë se mungesa e sinjalistikës ka sjellë këtë ngjarje tragjike.