'Lazarati' i vogël në Tiranë, kanabis 2.5 m - FOTO . Shkodër, asgjësohen 25 parcela

TIRANË-Kanabisi kultivohet shumë pranë kryeqytetit. Një parcelë me kanabis është zbuluar pak km larg kryeqytetit në kuadër të një operacioni antidrogë.
Gazetari Spartak Koka i News24 sjellin imazhet e bimës narkotike të filmuara nga operatori Ervin Daja, në një parcelë në fshatin Lug të komunës Bërzhitë, pranë përroit të Thanës. Sic duket qartë dhe nga imazhet që përcjellim, bima e hashashit ka arritur një lartësi të konsiderueshme, ku sipas matjeve kalonte 2.5 metra dhe rritet 27 km larg kryeqytetit.
Policia bën të ditur se kanabisi kultivohej nga familja Murati dhe parcela ku ishte mbjellë është një zonë tepër e vështirë për t’u evidentuar nga helikopterët italianë të pajisur me fjalën e fundit të teknologjisë për zbulimin e bimëve narkotike. Nëse kanabisi do të hidhej në treg do të kapte vlerën e 600 mijë eurove.
Mësohet se Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasit Xhemal dhe Astrit Murati 60 dhe 28 vjeç, si dhe 16-vjeçarin R.Murati, banorë të komunës Bërzhitë, të cilët akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.
Në parcelën, ku ishin mbjellë rreth 2000 rrënjë kanabis, ishte improvizuar dhe një rezervuar që shërbente për ujitjen e bimës narkotike.
Bima narkotike u asgjësua në vend nga policia.
Ndërkohë në jug të vendit po vijojnë prej ditësh operacione për ndalimin e kultivimit të lëndës narkotike, hashashit.
Prej ditësh policia antidrogë në bashkëpunim me FNSH kanë shoqëruar dhjetëra persona që paguheshin si persona që kujdeseshin për kultivimin e kanabisit.
Para pak ditësh ka qenë Guardia Di Finanza që gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Policinë e Shtetit shqiptar konfirmoi se Lazarati vijon të mbetet baza e prodhimit me tonelata të hashashit dhe se Shkodra, Vlora e Gjirokastra jane prefekturat me problematike.
Raporti i monitorimit të vendit nga ajri tregoi se Lazarati është kryeqendra e kultivimit të bimëve narkotike në Shqipëri ,e një prodhim prej 900 kilogramësh në vit me vlerë 4.5 miliard euro.
SHKODËR, ASGJËSOHEN 25 PARCELA ME KANABIS
Rreth 25 parcela të mbjella me kanabis janë zbuluar sot në komunen Pult ne Shkodër. Policia ka bërë të mundur asgjësimin e 9 100 rrënjë kanabis, ndërsa ka nisur procedimin penal në gjendje të lire ndaj kryeplakut të fshatit, Plan Gjon Bungu, nën akuzën e ‘moskallëzimit të Krimit’. Asgjësimi i kanabis u bë pas një informacioni të marrë në rrugë operative, ndërsa ka nisur hetimet për gjetjen dhe të personave të cilët e kultivonin lëndën narkotike.
GRAMSH
Po sot janë asgjësuar 190 rrënjë kanabis në fshatin Kukur. Kanabisi ishte kultivuar në afërsi të fshatit ndërsa policia po punon për identifikimin e kultivuesve.
(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Brace: Pa kuptim operacioni policor në Lazarat, Boss-ët e drogës janë larg FNSH në hyrje të Lazaratit, operacion për ndalimin e kultivimit të kanabisit VIDEO: Asgjesohet parcela me kanabis në Tiranë, pamjet ekskluzive nga News24