E Diel, 1 Nëntor 2026

Laze akuzon drejtues të policisë për rryshfet

Albana Laze e cila akuzohet për mashtrim, dhe marrjen e 150 mijë euro në këmbim të lirisë së Emiliano Shullazit dhe Ervin Ferhatit, gjatë seancës gjyqësore ka hedhur një sërë akuzash ndaj drejtuesve të lartë të policisë dhe prokurorisë. Laze ka akuzuar prokurorin Adnand Kosova si një ndër përsonat i cili ka marrë leket në këmbim të lirimit nga burgu të Shullazit dhe Ferhatit. Laze nëpërmjet avokates së saj i ka kërkuar trupit gjykues që të thirret në cilësinë e dëshmitarit Adnand Kosova, në mënyrë që ajo të përballët më të. Pasi ajo është shprehur se paratë nuk i ka marrë vetë, por i janë dhënë Kosovës të mbështjellura në gazetë. Ndërkohë Albana Laze është shprehur para trupit gjykues se në momentin që është marrë në pyetje nga policia ku ka qendruar për 16 orë , ajo është kërcënuar nga një zytar i lartë i policisë që mos të nxirrte emrin e Kosovës, por të përmendë emrin e Sandër Simonit , kryetarit të Gjykatës së Krimeve të Rënda. Madje ajo është shprehur se kishte bërë edhe një kallëzim penal ndaj këtij zyrtari të policisë në prokurori, por padia e saj nuk është pranuar nga organi i akuzës,dhe nuk e di arsyen se pse nuk i është pranuiar kërkesa pranë këtij organi. Avokatja e Albana Lazes i ka kërkuar togave të zeza që në cilësinë e dëshmitarit të thirrën disa prokurorë dhe punonjës të policisë. Trupi gjykues pasi është konsultuar ka vendosur që në seancën e ardhshme të thirret ne cilësinë e dëshmitarit prokurori Adnand Kosova. Akuzat që ngrihen ndaj Lazes janë , për mashtrim të shumave të mëdha monetare. Albana Laze është hetuar që prej vitit 2005, pas sinjalizimeve se ajo përdorte emra të drejtuesve të drejtësisë, për t'u marrë paratë familjarëve të të burgosurve. Rasti që çoi në pranga Lazen ka qenë ai i Shullazit dhe Ferhatit, ku i ka marrë familjarve të tyre shumën e 150 mijë euro duke u premtuar lirimin e tyre nga burgu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›