E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria kërkon 6 vjet burg për Moranin

Prokuroria ka kërkuar gjashtë vjet burg për Vitore Moranin e cila akuzohet për vrasjen e burrit te saj. Akuzat që ngrihen ndaj 32 vjeçares është vrasje për shkak të trondiotjes se rëndë psiqike. Prokuroi i çështjes gjatë seancës gjyqësore ka kërkuar gjykim të shkurtuar , me uljen e 1/ 3 së dënimit për 32 vjeçaren pasi ajo kishte pranuar krimin e bërë në momentin që është arrestuar nga policia. Ngjarja ka ndodhur në gusht të vitit të kaluar kur Vitore Morani ka qëlluar me thikë burrin e saj , Mirash Dodën. Sipas raportit që ka lexuar prokurori gjatë seances së gjyqit, thuhej se në momentin që Mirash Doda po ushtronte dhunë ndaj prindërve të Vitores kjo e fundit ka marrë thikën dhe e ka goditur atë në kraharor dhe në shpatull duke shkaktuar vdekjen burrit të saj, më pas ajo është larguar nga vendi i ngjarjes. Prokurori i ka kërkuar trupit gjykues që e pandehura të denohet me gjashtë vjet burg për vrasjen e Mirash Dodës.Një kërkesë e tillë është bërë nga organi i akuzës pasi, në momentin që e pandehura ka kryer krimin, kishte pësuar një tronditje të rëndë psiqike, pasi burri i saj , po ushtronte dhune ndaj pridërve të saj. Ndëkohë avokatja e mbrojtëse e Moranit i ka kërkuar trupit gjykues kohë që të përgatië konkluzionet. Togat e zeza kanë pranuar kërkesen e avokates duke caktuar seancën e radhës pas dy javësh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›