Meta fton në debat publik Ramën

Kreu i LSI-së, Ilir Meta nga Shkodra ka ftuar në debat kryetarin e PS-së Edi Rama. Meta ka kërkuar një përballje publike me rivalin e tij brenda së majtës për të treguar se kush është përçarësi i vërtetë i opozitës shqiptare."Ftoj Edi Ramën në një debat publik për të treguar përçarësin e vërtetë të së majtës. Ftoj Ramën në debat për të mësuar se kush e përçau të majtën për interesa korruptive", tha kreu i LSI-së.Gjatë takimit të tij me anëtarë dhe simpatizantë të LSI-së në Shkodër, Meta nuk ka kursyer akuzat ndaj kryebashkiakut të Tiranës, të cilin e ka akuzuar se po dhunon biznesin në kryqytet. "Rama po dhunon median e lirë dhe informacionin,po dhunon biznesin, Rama refuzon të shkojë në shohë punimet e rrugës Durrës-Kukës sepse nuk ka dhënë asnjë konstribut në ndërtimin e kësaj rruge. Rama është një hakmarrës, një njeri pa asnjë lloj integriteti", theksoi Meta.Kreu i LSI-së përpara qytetarëve Shkodranë ka konfirmuar synimet e forcës që drejton për të qenë forca e cila do të qeverisë vendin pas zgjedhjeve të qershorit. Gjatë fjalës së tij, Meta ka vënë theksin konkretisht tek qyteti i Shkodrës, duke premtuar vëmendje ndaj veriut të Shqipërisë, i cili sipas tij është lënë në harresë si nga Berisha ashtu edhe nga Rama. LSI prezantoi edhe disa prej emrave që do të jenë në listat e kësaj partie për qarkun e Shkodrës, mes të cilëve bie në sy një prej figurave të njohura të sportit shqiptar, Seit Fishta.