MSA, Tavo kunder Bollanos e Dules

Deputeti socialist, perfaqesues i minoritetit, Vangjel Tavo shprehet kunder kryetarit te OMONIA-s qe kerkoi bllokimin e ratifikimit nga Greqia te MSA-se, se Shqiperise me BE. Ne nje konference per shtyp deputeti i PS, Vangjel Tavo, ka pershendetur vendimin e Parlamentit te Greqise per ratifikimin e Marreveshjes se Asocim-Stabilizimit te Shqiperise me Bashkimin Evropian. "Si deputet i Partise Socialiste ne emer te elektoratit tim dhe kryesisht ne emer te mazhorances politike, te minoritetit etnik grek ne Gjirokaster, pershendes vendimin e parlamentit grek i cili ratifikoi Marreveshjen e Asociim-Stabilizimit te vendit tone me Bashkimin Evropian", ka pohuar deputetit Tavo per gazetaret. "Ratifikimi i kesaj marreveshje nga vendet anetare te Bashkimit Evropian, ka vijuar ai, eshte nje shans qe i jepet Tiranes zyrtare, per respektimin e te drejtave te njeriut ne pergjithesi dhe te minoriteteve ne vecanti. Ne nje Shqiperi evropiane keto te drejta jane te garantuara, kjo eshte e padiskutueshme. Sipas deputetit te PS-se "ratifikimi i kesaj marreveshje eshte nje gur prove per qeverine shqiptare, e cila duhet te organizoje ne muajin qershor, zgjedhje te lira dhe te drejta nese duam te hyjme ne familjen e madhe te botes se qyteteruar, nje Shqiperi evropiane". Mes te tjerash deputeti Tavo, eshte shprehur ne konferencen per shtyp se "ratifikimi i Marreveshjes pothuajse ne unanimitet nga tempulli i demokracise ne Greqi, zhvesh lakuriq te gjithe ata qe predikonin se kishin eskluzivitetin e perfaqesimit tone ne Athinen zyrtare, e cila veproi te kunderten e asaj qe kerkonin te ashtuquajturit eksperte te nacionalizmit te semure. Ratifikimi i Marreveshjes nga kater parti parlamentare greke, neutralizoi shashkat e Bollanos dhe te atyre qe i japin mburoje sic eshte udheheqja politike e PBDNJ-shit", ka pohuar deputeti minoritar PS-se, Vangjel Tavo ne konferencen per shtyp.
Bollano kerkoi nga Greqia te mos ratifikohej MSA-ja
Kryetari i OMONIA-s, njeheresh kryetar i bashkise se Himares, Vasil Bollano eshte akuzuar se ka derguar nje leter prane qeverise greke, ku ka kerkuar qe ajo te mos e ratifikoje MSA e Shqiperise me BE, deri ne momentin kur te realizohet greqizmi i Jugut te vendit teresisht. Pavaresisht se Bollano e ka hedhur poshte nje akuze te tille, protesta e perfaqesuesve te OMONIA-s shqiptare, ne portat e selise se Kuvendit grek duket se u ka dhene jete te gjitha ketyre akuzave. Pasi ne kete proteste, te perfaqesuesve shqiptare te kesaj organizate, ku u ishte bashkuar dhe nje parti nacionaliste greke, eshte kerkuar as me pak dhe as me shume, por bllokimi i miratimit te MSA te Shqiperise me BE-ne nga ana e Parlamentit grek. Proteste e cila gjithsesi nuk u more parasysh nga dy partite me te medha greke. Pasi ishte nje nacionalizem i paster, dhe i semure i njerezve te Bollanos.