Gjermania fiton 2-0 me Polonine

Me një gol në cdo pjesë, sulmuesi i Bajernit, Lukas Podolski u shndërrua në heroin e Gjermanisë në fitoren e pastër 2-0 ndaj Polonisë, në ndeshjen e vlefshme për Grupin B të Euro 2008. Gjermania thelloi rekordin e ndeshjeve pa humbje me Poloninë, tashmë në kuotën e 16 takimeve.
Podolski, futbollist me origjinë polake, realizoi golin e parë në minutën e 20-të, për ta dyfishuar në të 72'. Podolski është i vetmi lojtar që ka shënuar dy gola.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Austria, humbi minimalisht 1-0 me Kroacinë në stadiumin e Vjenës, "Ernst Hapel". Golin e vetëm të takimit e realizoi talenti kroat Luka Modric nga pika e bardhë, katër minuta nga fillimi i takimit.
Të shtunën në ndeshjet e Grupit A, Cekia fitoi 1-0 me Zvicrën, ndërsa Portugalia fitoi 2-0 me Turqinë.