E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria humbet 3-0 me Çekinë

Shqipëria e mbylli me dy humbje e një fitore aventurën e saj në turin e dytë eliminator të Kampionatit Europian në volejboll për femra në takimet e zhvilluara në Maribor të Sllovenisë. Formacioni shqiptar humbi 3-0 me Cekinë (25-13, 25-13, 25-17). Shqipëria fitoi me Moldavinë (3-1) në ditën e parë dhe humbi 3-0 me Slloveninë në ditën e dytë.
Pjesa e dytë xhiros së dytë eliminatore do të zhvillohet në Opava të Cekisë (13-15 qershor). Shqipëria u kualifikua për në këtë tur falë eliminimit të Britanisë së Madhe (1-3, 3-0).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›