"Laze", prokuroria drejt mbylljes së hetimeve
Hetimet për Arben
Lazen, presidentin
e ekipit të futbollit
Elbasani janë drejt
përfundimit dhe së shpejti
dosja do të dërgohet në
gjykatë. Burime nga Prokuroria
e Lushnjës deklaruan
dje se dosja është
kopsitur dhe priten të kryhen
disa veprime procedurale
për t‘u dorëzuar më
pas në Gjykatën e Lushnjës.
Sipas hetuesve të
çështjes, Laze akuzohet
vetëm për shpërndarje të
lëndëve narkotike. Presidenti
i skuadrës së futbollit
të Elbasanit, u arrestua
disa muaj më parë për
trafik droge nga Prokuroria
e Krimeve të Rënda.
Krimet e Rënda nuk gjetën
elementë të veprës penale
të trafikut të drogës. Sipas
tyre sasia prej 1 kilogramësh
lëndë narkotike e
kapur në Lushnjë, që vuri
në pranga Lazen, mund të
jetë për konsumim të
brendshëm.
Lazen, presidentin
e ekipit të futbollit
Elbasani janë drejt
përfundimit dhe së shpejti
dosja do të dërgohet në
gjykatë. Burime nga Prokuroria
e Lushnjës deklaruan
dje se dosja është
kopsitur dhe priten të kryhen
disa veprime procedurale
për t‘u dorëzuar më
pas në Gjykatën e Lushnjës.
Sipas hetuesve të
çështjes, Laze akuzohet
vetëm për shpërndarje të
lëndëve narkotike. Presidenti
i skuadrës së futbollit
të Elbasanit, u arrestua
disa muaj më parë për
trafik droge nga Prokuroria
e Krimeve të Rënda.
Krimet e Rënda nuk gjetën
elementë të veprës penale
të trafikut të drogës. Sipas
tyre sasia prej 1 kilogramësh
lëndë narkotike e
kapur në Lushnjë, që vuri
në pranga Lazen, mund të
jetë për konsumim të
brendshëm.