KSHH: Të publikohen listat e votuesve
KSHH u ka kërkuar KZAZ-ve që të shpallin në vende publike të dukshme për të gjithë listat përfundimtare të zgjedhësve për zgjedhjet e 28 qershorit. Deri më tani janë shkelur nenet e kodit zgjedhor, sepse në bazë të nenit 54 të këtij kodi, KZAZ-të duhet t‘i kishin shpallur listat e zgjedhësve jo më vonë se data 3 qershor 2009, pranë çdo qendre votimi. Nga datat 4 deri më 6 qershor, përfaqësues të KSHH-së kanë monitoruar në nivel qarku shpalljen e listave përfundimtare në 812 qendra votimi në Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Vlorë, Gjirokastër, Fier dhe Korçë. KSHH-ja bën të ditur se deri më 6 qershor 2009, në 371 qendra votimi nuk janë shpallur listat përfundimtare.