Rikthehet në punë pas një viti kryebashkiaku i Roskovecit
Rikthehet nga Amerika kryetari i Bashkisë
së Roskovecit, Ylli Kola. Pak kohë
më parë, mungesat e gjata të pajustifikuara
në punë, detyruan Prefekturën e Fierit
të propozonte shkarkimin e tij si dhe kryerjen
e zgjedhjeve vendore në qytezën e Roskovecit.
Por këshilli bashkiak nuk e ka votuar
shkarkimin e kreut të bashkisë, duke hedhur
poshtë propozimin e kreut të prefekturës.
Burimet zyrtare të Bashkisë së Roskovecit
konfirmojnë se javën e kaluar është kthyer
nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryetari
Ylli Kola. Ai kishte ikur në gushtin e vitit 2008
për arsye personale. Fillimisht ai kishte marrë
lejen vjetore dhe më pas i kishte shtyrë
pushimet e gjata me anën e një raporti mjekësor.
Në fillim të vitit 2009, prefekti i Fierit,
Shahin Bejdaj, kërkoi informacion zyrtar për
mungesën e gjatë të kreut të bashkisë dhe pas
konstatimit të mungesës së gjatë, me nismën
e tij të bazuar në ligj mbledh këshillin e bashkisë
me objektiv mocionin e votëbesimit ndaj
kryebashkikut në pushime. Kjo ka detyruar
prefektin e Fierit dhe zyrën juridike që t‘i drejtohen
gjykatës dhe qeverisë. Në fillim të
muajit prill, propozimi i shkarkimit të kryetarit
të bashkisë ka mbërritur në qeveri, por ajo
nuk e ka marrë ende vendimin, dhe sipas
burimeve nga zyra juridike e prefekturës
mësohet se qeveria ka kërkuar nga prefektura
një relacion të detajuar për mungesën dhe
punën e Ylli Kolës. Relacioni i është dërguar
pak javë më parë dhe zyrtarisht departamenti
juridik i prefekturës deklaron se vendimi i
qeverisë do të dërgohet brenda pak ditësh.
Por kthimi i papritur i kreut të bashkisë ka
vënë në "udhëkryq" Prefekturën e Fierit.