Familjarët në prokurori: Vrasja e Xhindit, politike
Të afërmit e deputetit socialist,
Fatmir Xhindi, i
ekzekutuar natën e 2 majit
në qytezën e Roskovecit,
në periferi të Fierit, këmbëngulin
para hetuesve se vrasja
është politike. Burime zyrtare nga
Prokuroria e Krimeve të Rënda
deklarojnë se disa ditë më parë
janë rimarrë në pyetje vëllezërit
dhe djemtë e deputetit socialist, të
cilët dëshmuan se grupi hetimor
duhet të përqendrohet te vrasja
politike, pasi i afërmi i tyre nuk ka
pasur asnjë konflikt të vjetër, çështje
pronësie apo probleme me persona
të tjerë. Në procesverbalin e
prokurorisë ata kanë detajuar të
gjithë aktivitetin e deputetit në
zonë, nga takimet me banorët e
zonës e deri tek udhëtimet në Tiranë
për të marrë pjesë në seancat
plenare në Kuvendin e Shqipërisë.
Të afërmit shpjeguan edhe takimet
e 49-vjeçarit me eksponentë të partive
të tjera që kandidojnë në
Qarkun e Fierit. Megjithatë, nga të
dhënat që disponojnë, deklarojnë
se asnjë konflikt tjetër, veç politikës,
nuk mund t‘i ketë marrë jetën, pasi
Xhindi njihej si njeri i respektuar në
zonë e më gjerë.
Dëshmitë e reja
Grupi hetimor, i kryesuar nga
ekspertët më të mirë të Krimeve të
Rënda, kanë analizuar edhe një
herë vrasjen e deputetit socialist
natën e 2 majit në Roskovec, teksa
kanë regjistruar në dosje edhe
dëshmitë e familjarëve, të cilët
kanë folur për një vrasje politike,
në prag të zgjedhjeve të 28 qershorit.
Duke mos përmendur pista
të tjera për ekzekutimin, familjarët
e të ndjerit i kanë kërkuar
prokurorisë zbardhjen sa më
shpejt të vrasjes, ndërsa i kanë rekomanduar
që të fokusohen
vetëm te veprimtaria e tij politike,
ditët dhe muajit e fundit, nga
takimet e deri tek përballjet politike.
Axhenda e deputetit të zhdukur
më 2 maj të këtij viti po analizohet
nga hetuesit e çështjes, të
cilët ende nuk kanë një të dyshuar
kryesor. Burime nga Prokuroria e
Krimeve të Rënda deklaruan se po
fokusohen në tri pista, ndërsa asnjëherë
nuk është përjashtuar
vrasja për shkak të cilësive të
veçanta. "Nga momenti i ekzekutimit
dhe gjatë analizave të fundit
që kemi kryer, nuk e kemi përjashtuar
asnjëherë vrasjen për
shkak të cilësive të veçanta. Kemi
verifikuar çdo detaj apo konflikt të
të ndjerit", thanë hetuesit e çështjes,
pa mundur të saktësojnë një
pistë të saktë.
Hetimet
Deputeti socialist, Fatmir Xhindi,
mund të jetë vrarë për shkak të
detyrës, për një konflikt të vjetër
në vitin 1997 dhe për shkak se ka
influencuar në një vendim gjyqësor.
Të paktën këto janë tri pistat
kryesore të Prokurorisë së Krimeve
të Rënda, e cila ka analizuar ditët e
fundit të dhënat nga ekzekutimi i
deputetit natën e 2 majit në
qytezën e Roskovecit, në periferi
të Fierit. Pothuajse pesë javë pas
vrasjes, Krimet e Rënda i përqendrojnë
hetimet në vetëm tri pista,
duke rrëzuar një pjesë dyshimesh
se Xhindi mund të jetë qëlluar për
motive pronësie. Burime nga
Prokuroria e Krimeve të Rënda
thanë se deputeti i PS-së mund të
jetë vrarë si pasojë e një konflikti
që ka pasur kohë më parë ish-shoferi
i tij personal. Disa vite më parë,
ish-shoferi personal i të ndjerit Fatmir
Xhindi ka aksidentuar me
makinë një fëmijë. Pas kësaj ngjarjeje
ai është arrestuar, por mendohet
se me ndërhyrjen e deputetit
Xhindi, ai është lënë përsëri i
lirë. Ndërkohë nuk është përjashtuar
vrasja për një ngjarje të vjetër
në qytezën e Roskovecit. Vrasja e
deputetit Fatmir Xhindi nuk është
ekzekutimi i vetëm që shoqëron
situatën parazgjedhore në këtë
zonë që ndodhet vetëm 12 kilometra
larg Fierit e që shtrihet përgjatë
rrugës kombëtare Fier-Berat. Në
zgjedhjet e qershorit të vitit 1997,
nga ku doli fitues deputeti Fatmir
Xhindi, kryetari i Komisionit të
Qendrës së Votimit në fshatin Kurjan
është vrarë me breshëri kallashnikovi.
Burhan Misiri, babai i
tre fëmijëve, aktivist i Partisë
Demokratike dhe përfaqësues i
kësaj force politike në zgjedhjet e
29 qershorit të atij viti, u vra gjatë
procesit zgjedhor.
Fatmir Xhindi, i
ekzekutuar natën e 2 majit
në qytezën e Roskovecit,
në periferi të Fierit, këmbëngulin
para hetuesve se vrasja
është politike. Burime zyrtare nga
Prokuroria e Krimeve të Rënda
deklarojnë se disa ditë më parë
janë rimarrë në pyetje vëllezërit
dhe djemtë e deputetit socialist, të
cilët dëshmuan se grupi hetimor
duhet të përqendrohet te vrasja
politike, pasi i afërmi i tyre nuk ka
pasur asnjë konflikt të vjetër, çështje
pronësie apo probleme me persona
të tjerë. Në procesverbalin e
prokurorisë ata kanë detajuar të
gjithë aktivitetin e deputetit në
zonë, nga takimet me banorët e
zonës e deri tek udhëtimet në Tiranë
për të marrë pjesë në seancat
plenare në Kuvendin e Shqipërisë.
Të afërmit shpjeguan edhe takimet
e 49-vjeçarit me eksponentë të partive
të tjera që kandidojnë në
Qarkun e Fierit. Megjithatë, nga të
dhënat që disponojnë, deklarojnë
se asnjë konflikt tjetër, veç politikës,
nuk mund t‘i ketë marrë jetën, pasi
Xhindi njihej si njeri i respektuar në
zonë e më gjerë.
Dëshmitë e reja
Grupi hetimor, i kryesuar nga
ekspertët më të mirë të Krimeve të
Rënda, kanë analizuar edhe një
herë vrasjen e deputetit socialist
natën e 2 majit në Roskovec, teksa
kanë regjistruar në dosje edhe
dëshmitë e familjarëve, të cilët
kanë folur për një vrasje politike,
në prag të zgjedhjeve të 28 qershorit.
Duke mos përmendur pista
të tjera për ekzekutimin, familjarët
e të ndjerit i kanë kërkuar
prokurorisë zbardhjen sa më
shpejt të vrasjes, ndërsa i kanë rekomanduar
që të fokusohen
vetëm te veprimtaria e tij politike,
ditët dhe muajit e fundit, nga
takimet e deri tek përballjet politike.
Axhenda e deputetit të zhdukur
më 2 maj të këtij viti po analizohet
nga hetuesit e çështjes, të
cilët ende nuk kanë një të dyshuar
kryesor. Burime nga Prokuroria e
Krimeve të Rënda deklaruan se po
fokusohen në tri pista, ndërsa asnjëherë
nuk është përjashtuar
vrasja për shkak të cilësive të
veçanta. "Nga momenti i ekzekutimit
dhe gjatë analizave të fundit
që kemi kryer, nuk e kemi përjashtuar
asnjëherë vrasjen për
shkak të cilësive të veçanta. Kemi
verifikuar çdo detaj apo konflikt të
të ndjerit", thanë hetuesit e çështjes,
pa mundur të saktësojnë një
pistë të saktë.
Hetimet
Deputeti socialist, Fatmir Xhindi,
mund të jetë vrarë për shkak të
detyrës, për një konflikt të vjetër
në vitin 1997 dhe për shkak se ka
influencuar në një vendim gjyqësor.
Të paktën këto janë tri pistat
kryesore të Prokurorisë së Krimeve
të Rënda, e cila ka analizuar ditët e
fundit të dhënat nga ekzekutimi i
deputetit natën e 2 majit në
qytezën e Roskovecit, në periferi
të Fierit. Pothuajse pesë javë pas
vrasjes, Krimet e Rënda i përqendrojnë
hetimet në vetëm tri pista,
duke rrëzuar një pjesë dyshimesh
se Xhindi mund të jetë qëlluar për
motive pronësie. Burime nga
Prokuroria e Krimeve të Rënda
thanë se deputeti i PS-së mund të
jetë vrarë si pasojë e një konflikti
që ka pasur kohë më parë ish-shoferi
i tij personal. Disa vite më parë,
ish-shoferi personal i të ndjerit Fatmir
Xhindi ka aksidentuar me
makinë një fëmijë. Pas kësaj ngjarjeje
ai është arrestuar, por mendohet
se me ndërhyrjen e deputetit
Xhindi, ai është lënë përsëri i
lirë. Ndërkohë nuk është përjashtuar
vrasja për një ngjarje të vjetër
në qytezën e Roskovecit. Vrasja e
deputetit Fatmir Xhindi nuk është
ekzekutimi i vetëm që shoqëron
situatën parazgjedhore në këtë
zonë që ndodhet vetëm 12 kilometra
larg Fierit e që shtrihet përgjatë
rrugës kombëtare Fier-Berat. Në
zgjedhjet e qershorit të vitit 1997,
nga ku doli fitues deputeti Fatmir
Xhindi, kryetari i Komisionit të
Qendrës së Votimit në fshatin Kurjan
është vrarë me breshëri kallashnikovi.
Burhan Misiri, babai i
tre fëmijëve, aktivist i Partisë
Demokratike dhe përfaqësues i
kësaj force politike në zgjedhjet e
29 qershorit të atij viti, u vra gjatë
procesit zgjedhor.