E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, Poli i Lirisë kërkon votat

Drejtuesit e Polit të Lirisë kanë vijuar takime elektorale në qytetin e Korçës. Përfaqësuesi i kësaj lëvizjeje, kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve korçarë që të mbështesin alternativën e Polit të Lirisë në zgjedhjet e 28 qershorit. Alternativë e cila nuk u përket klaneve familjare dhe lidhjeve nepotike me të cilat është ndeshur gjatë këtyre katër viteve Shqipëria. Po kështu, edhe kreu i Polit të Lirisë, Aleksandër Meksi, dhe Dashamir Shehi, kryetar i LZHK-së kanë kërkuar votat duke theksuar se programi i tyre është më i miri.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›