Qendra e Tiranes te con drejt Perendimit Sonila Isaku
Kryeqyteti ne dy ditet e fundit nuk ka me vetem tabelat qe parashikon Kodi Rrugor por pervec tyre ka edhe te tjera tabela qe te tregojne se sa larg eshte Tirana me kryeqytetet e enderruara te gjithsecilit nga ne. Perpara godines se Pallatit te Kongreseve te ze syri nje tjeter tabele qe nuk ka ekzistuar me pare. Duket se nga aty nis rruga per ne Vjene Paris e Madrid pasi tabela te tregon se nga aty nis rruga per te shkuar ne keto vende.
Festa
Tirana eshte zbukuruar ne pritje te vendimit per liberalizimin e vizave qe do te merret neser nga ministrat e brendshem te Bashkimit Evropian. Pergjate bulevardit Deshmoret e Kombit jane vendosur banderola dhe tabela qe njoftojne ngjarjen e madhe dhe te shumepritur nga shqiptaret me emrat e kryeqyteteve kryesore te Evropes. Mazhoranca ka vendosur qe festimet te zhvillohen te marten ne mbremje ku ne sheshin Nene Tereza po ndertohet nje skene gjigante ku do te mbahet nje koncert ndersa do te kete edhe projeksione te ndryshme ne universitetin e Tiranes. Po ashtu edhe zona e ish-Bllokut eshte veshur me zbukurime qe anoncojne diten e liberalizimit te vizave. Festa ne kete pjese te kryeqytetit eshte lene per ne oret e mbremjes dhe do ti dedikohet kryesisht te rinjve. Nderkohe edhe ne bashkite te tjera jane vendosur zbukurime per liberalizimin e vizave.
Ndryshimet
Ndersa je duke kaluar rrugeve te kryeqytetit ve re se semaforet tashme nuk kane vetem 3 dritat e tyre te kuqe portokalli dhe jeshile. Por tek kjo e fundit eshte shtuar edhe nje fjale tjeter EVROPE dhe pikerisht ne vend te shkronjes O eshte drita jeshile e nje semafori qe te tregon se tashme rruga per ne shtetet evropiane eshte hapur. E ndersa pyet qytetaret nje pjese e mire e tyre nuk dine te japin kuptimin e plote te kesaj tabele udherrefyese por vetem te tregojne se keto jane pergatitjet per liberalizimin e vizave. Pergjate Bulevardit Deshmoret e Kombit jane vendosur banderola dhe tabela qe njoftojne ngjarjen e madhe dhe te shumepritur nga shqiptaret me emrat e kryeqyteteve kryesore te Evropes. Berlin 1334 km Zyrih 1117 km Milano 971 km mund te duken si reklama te agjencive turistike por ne fakt jane tabelat e vendosura ne cdo kryqezim te kryeqytetit qe lajmerojne udhetimin pa viza drejt destinacioneve evropiane.
Ne cdo shtylle sot tunden flamujt blu te BE ndersa eshte vendosur qe festimet te zhvillohen te marten nje dite pas marrjes se vendimit perfundimtar per Shqiperine nese ajo do te jete e lire te udhetoje Pa viza. Sot me 8 Nentor Keshilli i Ministrave te Drejtesise dhe Ministrave te Brendshem te Bashkimit Evropian do ti hape driten jeshile heqjes se vizave per qytetaret e Shqiperise dhe Bosnje- Hercegovines drejt vendeve te zones Shengen. Kjo beri qe vetem pak ore para marrjes se ketij vendimi qe cilesohet historik nga autoritetet e vendit Tirana eshte veshur me flamuj banderola dhe tabela qe njoftojne ngjarjen e shumepritur per shqiptaret.