Lazer ndaj Maradonës, FIFA heton
Problemet
FIFA ka hapur një hetim mbi sigurinë në “Ellis Park” të Johanesburgut për atë që ndodhi gjatë ndeshjes Argjentinë-Nigeri, me një laser të drejtuar ndaj lojtarëve në fushë, por edhe ndaj trajnerit argjentinas, Diego Armando Maradona. Zëdhënësi i FIFA-s, Nikolas Maingot, shprehet: “Ata që kanë rezultuar se u drejtojnë lojtarëve laser, do të ndëshkohen”. FIFA ka hapur një tjetër hetim për gjysmat e tribunave bosh në ndeshjen mes Greqisë dhe Koresë së Jugut.
#