E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthen shtypi anglez, kritika dhe për Kapelon

Reagimet

Dikur ishte Dejvid "Kiameti" Xhejms. Nga e shtuna, është Robert "Kiameti" Grin. Sido që ta shohësh, portieri mbetet ndoshta problemi më i madh i Anglisë, e detyruar të barazojë 1-1 me SHBA-në në ndeshjen e parë të Botërorit për faj të gabimit foshnjarak të numrit një të saj. Një numër një, që dje e pa veten për fat të keq protagonist në të gjitha faqet e para të të përditshmeve. "Mail on Sunday" deklaron me shkronja të mëdha një “Kiamet”, duke i kërkuar llogari trajnerit "Pse, pse, pse, pse, pse, pse Fabio?" Që nënkupton “pse dreqin Kapelo vendosi të zbresë atë mes titullarëve pas pasigurive të treguara ndaj Meksikës?"). "Sunday Telegraph" dhe "Sunday Times" e mbështesin shkrimin e tyre te një titull "Gabim", duke treguar duart me sapun të portierit anglez, veprimi i tmerrshëm i të cilit i kushtoi fitoren kundër amerikanëve. Ndërsa për "Sunday Express" është si një kalim nga parajsa në ferr. Edhe në këtë rast nuk u kursyen kritikat ndaj zgjedhjeve jo të duhura të bëra nga trajneri italian. "The Observer" e fut të shkretin Grin në listën e veprave shkatërrimtarë të portierëve anglezë. Një listë që shikon në vendin e parë, portierin e Uest Hemi, pasi e konsideron gabimin ndaj SHBA-së si më të keqin e të gjitha kohërave, aq sa nga e shtuna, në ishullin britanik, nuk do të kujtohet më vetën "Hand of God" e Maradonës, por edhe "Hand of Clod" ("Dora e Idiotit”) e të shkretit Grin, siç nënvizonte "News of the World".

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›