E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Nuk do ta pranojme Kodin Zgjedhor

Kryetari i LSI, Ilir Meta ka deklaruar se partia e tij nuk do ta pranoje kurre Kodin e ri Zgjedhor te hartuar nga PD dhe PS, te cilat shpallen sot perfundimin e punes.

Duke folur ne nje interviste per VOA, Meta eshte shprehur se Kodi i ri ploteson vetem kerkesat e lidereve te dy partive te medha, Rama e Berisha, per te manipuluar procesin zgjedhor te vitit te ardhshem.

“Ne asnjehere nuk do ta pranojme nje kod te tille, pasi nuk do lejojme qe dy individe te prishin procesin zgjedhor. Nuk do te pranojme qe ata t’i vjedhin lirine e votes shqiptareve. Ata do kene kurajo per ta cuar deri ne fund nje marrezi te tille dhe greva jone eshte nje thirrje civile dhe paqesore per te mos rrezikuar lirine e ketij vendi per hir te interesave te dy personave”, ka pohuar Meta.

Kreu i LSI ka vleresuar se marreveshja mes PD dhe PS ka filluar qe me 21 prill, kur u nenshkruan ndryshimet kushtetuese.

“Marreveshja Rama-Berisha eshte mbyllur qe me ndryshimet kushtetuese, ku u eleminua edhe KQZ si organ kushtetues me qellim qe te reduktonin perberjen e tij dhe heqjen e anetarit te LSI. Kjo gje synonte monopolizimin e procesit zgjedhor, qe per ne eshte e papranueshme”, ka theksuar Meta.

I pyetur per gjendjen shendetesore te tij dhe te kolegeve deputete, kreu i LSI eshte shprehur se, “Gjendja jone shendetesore eshte e qendrueshme, por ka disa shqetesime per 2-3 kolege, te cilet jane nen kontroll pasi personeli i mjekeve eshte ketu”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›