Dështon projekti për vendosjen e kasave fiskale
Ndryshojnë afatet për vendosjen e kasave fiskale, vonesat në lidhjen e kontratave me firmat bëjnë që afati të shtyhet për në 2010. Projekti më i fundit përcaktonte se në 2008-ën do të mbyllej pjesa më e madhe e projektit ndërsa në 2009-ën do të përfundonte plotësisht. Vendimi i marrë nga qeveria përmban, se sistemi i komunikimit ndërmjet taksapaguesit dhe drejtorise së tatimeve duhet të realizohet nëpërmjet nje sistemi të sigurt transmetimi. Shoqëritë e regjistruara në degën e tatimpaguesve të cilat përdorin pajisje, sipas kërkesave të këtij vendimi, duhet të sigurojnë transmetimin e të dhënave të xhiros përms pajisjes fiskale në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, brenda datës 30 prill 2009. Transmetimi i të dhënave mujore të xhiros në këtë drejtori bëhet brenda datës 10 të muajit pasëardhës.