Lazio, pas Hetemajt

Paraqitjet e mira me Albinoleffen kanë bërë që klube të ndryshme italiane të shfaqin interesim për futbollistin kosovar, Mehmet Hetemaj.
Njëri prej klubeve të interesuar për futbollistin me pasaportë finlandeze është edhe Lazio, shkruan ueb faqja finlandeze iltasanomat.fi.
Muaj më parë ishte pikërisht futbollisti 22 vjeç që e kishte zbuluar faktin se është tifoz i klubit Biancocelesti dhe se ëndërron një ditë të luajë atje.
Përpos Lazios, iltasanomat.fi shkruan se për Hetemajn interesim ka shprehur edhe kryesuesi i Serie B, përkatësisht kundërshtari i së shtunës i Albinoleffes, Lecce, i cili sezonin e ardhshëm do të bëjë gara në elitën e futbollit italian.
Hetemaj është huazuar për një sezon tek Albinoleffe në fillim të sezonit nga Panionios. Mirëpo, në rast se interesimi i Lazios ose i Lecces është më serioz, atëherë mesfushori kosovar mund ta vazhdojë eksperiencën e tij në Itali, në ligën të cilën e pëlqen më së shumti.