Italianët, pas Behramit

Klubet italiane, Palermo dhe Juventus, vazhdojnë ta ndjekin me kujdes Valon Behramin. Menaxheri i futbollistit kosovar, Alessandro Beltrami, e ka pranuar faktin se klubi sicilian e do asistuesin e tij, por thotë se 25 vjeçari është i lumtur në Angli.
Palermo e synon pozitën e katërt në Serie A, për t’u përforcuar më pas me Behramin në sfidat e Ligës së Kampionëve. Këtë javë, Beltrami ishte takuar me drejtorin sportiv të Palermos, Walter Sabatini. Ai insiston se me udhëheqësit e klubit Rosanero ka biseduar për shumë çështje, përpos asaj të përfaqësuesit zviceran.
“Unë kam ardhur ta shoh Walterin për arsye të tjera. Për momentin është e vështirë të flasim për Behramin. West Ham ka thënë se futbollisti është i pashitshëm, ne e kemi marrë këtë paralajmërim. Lojtari është mirë në Londër dhe i dashur për tifozët, bashkëlojtarët dhe nga trajneri Zola”, theksoi Beltrami për ueb faqen palermo24.net.
“Interesimi i Palermos për Behramin na bën të ndihemi mirë, sepse Palermo është klub i rëndësishëm dhe ka një president që e do futbollin. Por, futbollisti është i pashitshëm dhe unë e kuptoj West Hamin, sepse Behrami është futbollist i rëndësishëm”, ka thënë më pas Beltrami.
Përpos Palermos, ditëve të fundit, për Valon Behramin ka lëvizur edhe klubi tjetër italian, Juventus, shkruan ueb faqja tuttojuve.com. Gjiganti i Serie A po planifikon ta rifreskojë ekipin e vet për sezonin e ardhshëm, pas një viti katastrofik që kaloi, duke mbetur jashtë Ligës së Kampionëve për sezonin që vjen.
Në krahun e djathtë, asnjëri nga futbollistët, Zdenek Grygera, Martin Caceres apo Jonathan Zebina, nuk kanë impresionuar në krahasim me futbollistin e ‘Hammers’, që luajti rregullisht në përbërjen e parë.