Sekui: Shqiperia me afer BE-se, se nje vit me pare
Ambasadori i BE-se Etore Sekui, ka deklaruar se e sheh Shqiperine me afer BE-se, se nje vit me pare. Ne nje interviste per radion italiane "Radio Radicale", ndersa paralajmeron krize ne politiken shqiptare, nese ndalet procesi i integrimit. Sipas Sequit, integrimi per shqiptaret mbetet objektiv kombetar, por ne nje varke nese jo te gjithe i shtyjne rremat ne te njejtin drejtim, varka nuk shkon perpara. "Ka nje ndergjegjesim qe nese procesi i integrimit do te ndalonte, kriza te mundshme nuk mund te perjashtohen. Por, duhet te them gjithashtu, qe procesi i integrimit qe shihet nga njerezit dhe pasqyruar kjo tek politikanet edhe pse me veshtiresi ne momente te vecanta, sidoqofte po perparon. Dhe kjo shihet ne nje seri reformash qe jane realizuar. Pra, pergjigjia ime eshte se sigurisht Shqiperia eshte me afer Evropes. Duhet te thuhet gjithashtu qe Shqiperia eshte larg akoma...Mund ta perkthejme duke thene kete qe une nuk e di sa vite do t'i duhen Shqiperise qe te behet vend anetar i Bashkimit Evropian. Sigurisht une e di qe padyshim do te jete Anetare e BE-se. Me pelqen te perseris qe ne jemi ketu per te ndihmuar, per t'i dhene nje dore pergjegjesise te klases politike shqiptare, por edhe shoqerise shqiptare, shoqerise civile, mediave, opinionit publik qe ky vend eshte aktori paresor i fatit te tij. Kur themi qe integrimi eshte objektiv kombetar edhe duhet te dime se, ne nje varke nese jo te gjithe shtyjne rremat ne te njejtin drejtim, varka nuk shkon perpara", thote ambasadori. Ambasadori Sequi deklaron se dialogu mbi te gjitha perceptohet nga politika shqiptare si i rendesishem per rrugen drejt BE.