E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apolonia përzë brazilianin Do Santos

Apolonia po ndjek modën e Partizanit të mbetur pa asnjë lojtar të huaj. Braziliani Do Santos është dëbuar sot nga ekipi i Apolonisë dhe pritet që në ditët në vazhdim të njëjtin fat të kenë edhe brazilianët e tjerë të klubit fierak Zheradinjo dhe Rosha. Nga burime të brendshme mjaft mirë të informuara mësohet se për mungesë impenjimi në ndeshjet ku është aktivizuar është larguar nga ekipi fierak sulmuesi brazilian Do Santos. Apolonia renditet e fundit ne Kategorine Superiore, nderkohe qe ndeshja e ardhshme eshte ajo kunder Flamurtarit me te cilin ka humbur 4-0 ne fazen e pare.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›