E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një skaner për 2008-n

SITUATA NË MAQEDONI

Maqedonia nuk mbahet mend më e shkërmoqur, që nga pavarësimi i saj në planin ndëretnik, politik, ekonomik, etj. Viti 2008 ka qenë si një lojë pokeri, ku Maqedonia ka humbur shumë. Ftesa për NATO është larg, anëtarësimi në BE nuk shihet gjëkundi, kriza financiare është ulur këmbëkryq, marrëdhëniet ndëretnike janë më të acaruara se kurrë.

“Dhurata” për Maqedoninë këtë vit është izolimi. Ndërkombëtarët janë të mbingopur nga pedantizmi fals i Presidentit, karshillëku i kryeministrit dhe nga amatorizmi i skajshëm i pjesëmarrësve shqiptarë në pushtet. Shoqëria civile dhe media mbahen në karantinë. Shqiptarët etnikë janë të fragmentarizuar, satanizuar, dinjiteti u është shkelur deri në asht.

Ç’ndodhi këtë vit të mbrapshtë dhe fatal, veçanërisht për shqiptarët e Maqedonisë? Tentimi për të rrënuar një subjekt politik shqiptar shkakton pasoja katastrofale. E thënë mëhapur, goditjet në vazhdimësi ndaj PDSH-së kanë prodhuar vetëm një efekt: rrënimin e perspektivës së shqiptarëve dhe rimarrjen e pozicioneve të vjetra të palës tjetër. Shtrojmë një pyetje: Mos vallë pushteti absolut i kryeministrin aktual, u arrit sa hap e mbyll sytë. Jo!

Gruevski u “fuqizua” në sajë të ushtrimittë propagandës së miksuar kundër (PDSH-së). Më saktë, kundër asaj që ajo përfaqëson. Historia e viteve të fundit na dëshmon se zgjimi i vetëdijes kombëtare (organizimi politik sipas konceptit modern), rihapja e çështjeve hermetikisht të mbyllura, avancimi i statusit të shqiptarëve në sistem, lufta e Kosovës, menaxhimi i konfliktit të armatosur, arritja e paqes përmes Marrëveshjes se Ohrit dhe ngritja e institucioneve autoktonë, mbajnë tagrin e PDSH-së. Këto arritje, pa mëdyshje prodhuan frikë në palën maqedonase. Ndaj, jo rastësisht, e para gjë që ata kanë bërë, është shfrytëzimi në maksimum i butakërisë dhe lajkatimi i disa elementëve shqiptarë, të gatshëm për ta satanizuar PDSH-së, sidomos lidershipin e saj.

Qeveritarët dhe shtetarët maqedonas, pa dallim ngjyrimesh partiake, janë shumë sensibël kur shohin një subjekt politik shqiptar të ndërtojë modele efikase të veprimit politik. Nëse merren parasysh dy etapat e fundit, lehtësisht konstatohet se tendenca për goditjen e frymës së PDSH-së është e planifikuar: e para satanizim përpara opinionit maqedonas, më pas përpara atij shqiptar dhe, si fazë e tretë, përpara faktorit ndërkombëtar. Për fatin e mirë të demokracisë dhe interesave shqiptare në Maqedoni, efektet e kësaj propagande kanë qenë të papërfillshëm.

Fillimvitet e 90-a shtuan pa masë etjen dhe entuziazmin e shqiptarëve për të qenë popull shtetformues, por mungonte artikulimi i qartë politik. Platforma e PDSH-së, që në vitet 1993-1998 konfirmoi këtë zgjim të vetëdijes kolektive shqiptare në kuptimin politik. Kështu që, “magjia” (me armë dje dhe me para sot) për të fshirë nga skena politikePDSH-në, nuk funksionon.

Si përfundim, viti 2008 na dëftoi amatorizmin politik maqedonas, duke vetizoluar Maqedoninë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›