Le t'i hikë truni Shqipnisë, mor pa ho, n'gjo mu ti!
Hipokriti Berisha do të ngrejë një Institut vetëm për krimet dhe diktaturën e komunizmit, sepse Shqipëria na paskësh qenë pjesë e "komunitetit komunist" e madje pjesë e Evropës Lindore! Zoti Sali që është vetë produkt i hoxhizmit, guxon të thotë se "krimet e komunizmit" ia kalojnë atyre të Turqisë?! Kujtuat së e "rregulluat" historinë dhe politikën duke bërë kësi deklaratash? A i merrni me mend sadopak rrjedhimet e kësaj pseudo-historie që po kërkoni të impononi me forcë?! Po guxoj unë të bëj një deklaratë ty dhe tërë atyre që mendojnë e imponojnë me forcën e shtetit: Gjenocidi turko-osman dhe i bashkëpunëtorëve të tij, në Ballkan e në Albani, ka shënuar aq rekorde, sa e zen një vend në podiumin e historisë së kolonializmit mesjetar e borgjez. Mendimet tuaja, shkrimet e librat personale, janë tjetër gjë, historia e imponuar me forcën e shtetit është tjetër gjë. Dhe këtë po e bëni, kur si asnjëherë tjetër e keni forcuar propagandën dhe frikësimin me mjete të tjera, deri në ekstrem! A nuk ka asnjë opinion, asnjë mendim progresist e pluralist ky vend?! Edhe ai ish-intelektualizmi e modernizmi juaj i kohës së "Shkenca dhe Jeta" ka rënë aq poshtë, sa që aktualisht rrini krah për krah e dilni edhe në TV, me një alpinist oxhakësh të ish-fabrikave, që deklaron "Le t'i hikë truni Shqipnisë, mor pa ho, n'gjo mu ti, inteligjenca absolute e Botës jemi ne!"…