Homo Homini Lupus", urdhëroni: Shqipëria sot
"Homo Homini Lupus" - thoshte Thomas Hobbes në librin e tij Leviathan për të treguar situatën e ligjit të natyrës ku njerëzit janë ujq për njëri-tjetrin. Shqipëria e sotme sidomos Shqipëria e Kanunit e bën që kjo fjali të bëhet e gjallë, të marrë jetë. Homo Homini Lupus (Njeriu për Njeriun- Ujk) është situata në të cilën ndodhet sot Shqipëria por edhe shoqëria shqiptare. Qytetarë të braktisur nga një qeveri që nuk ekziston, që mendon vetëm se si të mbajë karriget e veta më shumë kohë, e cila nuk e ka fare idenë se çfarë ndodhe në vend, pra një pushtet që është ngjitur atje lart dhe që nuk sheh ç'ndodh përreth. Kështu dhe njerëzit të braktisur nga ligji, dhe të futur në një tunel çmendurie dhe krize krijonë ligjet e veta, ose siç tregon kjo ngjarja këtu, përdor edhe sot një Kod Ligjor që është barbaricus; një Kod, që u krijua nga një zotëri që quhej Lekë Dukagjini, në një epokë shumë të tmerrshme për shoqërinë e atëhershme. Një Kod që sipas mendimit tim është i përbërë nga një seri ligjesh të huazuara nga drejtësia venedikase, ajo romake, bizantine por edhe nga ligje gojore të trevave shqiptare. Në këtë vend ku mbizotëron një situatë shoqërore që vërteton teorinë e Homo Homini Lupus, kjo shoqëri nuk është tjetër përveçse barbare.