S'ua kanë lënë baballarët trashëgim, as Nanos dhe as Berishës
Z.Klosi ka shumë të drejte. "La Petrolifera" dhe avokatët e saj në Tirane do të bëjnë mirë që të tërhiqen nga Vlora një sahat e më parë. Nuk do të lejojë shqiptari që Gjiri i Vlorës të kthehet në kazanin e plehrave të Greqisë dhe Italisë! Qeveria le të anulojë kontratën e qirasë të depozitave të naftës të Durrësit, që qeveritarë të korruptuar ia kanë dhënë për një shumë qesharake kompanive greke, dhe le të përdorë depozitat e Durrësit për tregun e naftës të Shqipërisë. Të mos mbulohet korrupsioni dhe tradhtia në Durrës, me një tjetër në Vlorë. "La Petrolifera" me mire të kthehet në Ravena dhe në porte të tjera italiane, ku le të bejë ç'të dojë atje. Vlorën dhe Gjirin e saj nuk ua kanë lënë baballarët trashëgim, as Nanos dhe as Berishës, që të bëjnë me të ç'të duan dhe t'ua falin grekut dhe italianit për të derdhur plehrat e tyre në mënyrë që turizmi të vejë në Greqi dhe Itali!! Vlora dhe Shqipëria nuk kanë për t'i lejuar kurrë!