E Shtunë, 31 Tetor 2026

Naftëtari mund Përmetin, u bashkohet pretendentëve

Nga Arben Çepani

Naftëtari Përmeti            2-0

Shënues: Koni 27, Mata 37 (autogol)

Naftëtari: Kore, Gucaj, Kajo, Daci, Baku, Memishaj, Koroveshi, Koni, Molla (Avdo 70), Balluku (Alushi 75), Zylyftari (Lila 46).

Trajner: B.Fraholli.

Përmeti: Al.Fishta, Mata, An.Fishta, Tako, Zhamo, Gjoka, Karalliu, Hajredini, Qose (Çarçani 80), Zhepa (Mihali 66), Teokoke.

Trajner: A.Lapaj.

Gjyqtarë: Sh.Balliu, R.Zaimi, G.Çela (Poliçan)

Karton i verdhë: Mihali

Naftëtari ka marrë 3 pikët në stadiumin Bashkim Sulejmani, ku priti dje Përmetin në ndeshjen e shtyrë nga java e 8-të. Ka qenë një fitore e lehtë për kuçovarët, të cilët e kanë zgjidhur gjithçka në pjesën e parë, duke shënuar dy gola. Naftëtari ka luajtur më mirë, ka krijuar raste dhe ka kaluar në epërsi në minutën e 27-të me anë të Konit, i cili ka gjuajtur saktë me kokë.

Pas 10 minutash, Mata ka shkaktuar një autogol klasik dhe njëkohësisht ka prerë çdo shpresë të Përmetit për të marrë pikë në Kuçovë. Miqtë kanë pasur vetëm një rast në këtë ndeshje me anë të Hajredinit, që ka gjetur të vëmendshëm portierin Kore. Ka qenë një fitore plotësisht e merituar për Naftëtarin, që i është afruar grupit të madh të pretendentëve në grupin e jugut, duke vënë kandidaturën e tij për ngjitjen në kategorinë e parë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›