Drane Uka: Rinia na ka prishur ritin Sonila Isaku
Ndryshe nga ditet e tjera, qofshin mengjese apo mbremje, ajo pjese e trotuarit prane kishes Katolike, apo asaj Ortodokse kur jane boshe, gjate dites se djeshme gjithcka ka qene ndryshe. Nga garderobat duket se kane dale veshjet me te mira dhe me festive, ku ne pjesen me te madhe te femrave, dominonte e kuqja, nderkohe qe meshkujt kishin zgjedhur te visheshin serioze. Kjo ishte nje pjese e atmosferes ne oborret e jashtme te dy institucioneve fetare ne Tirane, gjate paradites se djeshme, ndersa ne brendesi te tyre, mund te gjeje me qindra personazhe, te cilet luteshin per familjet, te njohurit apo te dashurit e tyre, qe kjo Krishtlindje te ishte me e mira per ta. E ndersa ne brendesi te Katedrales se Shen Palit kishte me qindra njerez, syte te shkonin tek nje zonje e moshuar, e cila lutjet dhe ritet i kishte me te gjata ne kohe, ne krahasim me te afermit e saj. Keshtu ne Katedralen e Shen Palit ne Tirane, mengjesin e djeshem kane qene te shumte vizitoret dhe besimtaret, te cilet kane kryer ritet dhe lutjet fetare, por per Drane Ukajn, duket se kjo feste ka me shume domethenie edhe per vete faktin, se ajo eshte edhe me e moshuara mes gjithe te tjereve. E ndersa e uron per Krishtlindje, ajo te kthehet me nje sere urimesh ku te permendte disa shenjtore. “Me pare Krishtlindjet i kemi festuar shume bukur. Cdo date 24 gatuanim ato ushqime, te cilat ishin te percaktuara. Thyenim arrat dhe benim byrekun me arra dhe kungull. Po keshtu edhe gatime te tjera, qe kryesisht u takonin atyre me fruta. Per ne kane qene te ndaluara ushqimet, qe gatuhen sot, sic jane ato te mishit apo bulmetrave”, thote Drane Uka. Jetesen ne Tirane, por edhe ndryshimet e kohes per te, kane sjelle nje prishje te riteve fetare. “Tashme ka dale ne mode, qe edhe ne darken e Krishtlindjeve, te perdoren gatime te ndryshme si ne lokale ashtu edhe ne shtepi. Kjo nuk eshte e drejte, naten e lindjes se Krishtit duhet te perdoret byrek i gatuar me kungull. Nuk eshte mire qe te perdoret mishi apo bulmeti. Ose ne rastet kur do te perdoresh mish, i keshillueshem eshte peshku”, pohon 73 vjecarja. Por kete nuk e thote vetem Drane Uka nga Malesia e Shkodres, por edhe nje cift te rinjsh, te cilet i jane drejtuar Katedrales se Shen Palit per te kryer lutjet ne rastin e Lindjes se Krishtit. E ndersa i pyet per ritet qe ata ndjekin, Ledjo Necaj na tregon se nga pasardhesit e tij mban mend se nuk duhej te konsumohej asnje gje tjeter, pervec peshkut deri ne oren 12 te dates 24. “Mbaj mend nga gjyshi im, i cili me thoshte se nuk duhet te konsumohet asnje lloj ushqimi pervecse peshk dhe byrek me arra. Ndersa sot, keto tradita nuk ndiqen me, madje Krishtlindjet priten me nje sere gatimesh dhe produktesh te ndryshme ne tavoline”, thote Ledio Necaj, nje tjeter besimtar. Sipas tij, per dreken e Krishtlindjeve eshte mire te gatuhet mishi, bulmeti. “Ne dreke tavolines nuk duhet t’i mungoje asnje gje. Ndersa, per embelsire perdorim bakllavane duke qene se e gatuajme edhe per vit te ri”, pohon Ledio Necaj. Ndersa sa u perket traditave, Ledjo thote se ato ndryshojne nga nje zone ne tjetren, por per te e rendesishme eshte, qe kjo feste te jete familjare ku te gjithe te jene se bashku.