E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa Benedikti lutet per paqe

Papa Benedikti u lut dje per paqe, sidomos ne Lindjen e Mesme, ne meshen e Krishtlindjeve, ndersa te krishtere ne mbare boten festojne lindjen e Jezu Krishtit me shume se 2 mije vjet me pare. Duke iu drejtuar besimtareve ne baziliken e Shen Pjetrit te henen vone ne Rome, Papa beri thirrje per t'i dhene fund gjakderdhjes ne Siri, Liban, Irak dhe ne rajon. Ai gjithashtu u lut qe izraelitet dhe palestinezet te jene ne gjendje te jetojne se bashku ne paqe. Mijera turiste nga e gjithe bota u mblodhen ne qytetin e Bregut Perendimor te Betlehemit per te festuar ne vendin ku te krishteret besojne se lindi Jezusi. Pushimet kete vit ishin vecanerisht te gezuara per mikpritesit palestineze, te cilet vetem muajin e fundit moren njohjen e Kombeve te Bashkuara per nje shtet te pavarur te Palestines. Ne mesazhin e tij vjetor para Krishtlindjeve, kryepeshkopi katolik ne zone, Fouad Twal, festoi kete arritje per palestinezet dhe u kerkoi atyre qe te punojne me izraelitet per t'i dhene fund konfliktit ne dukje te pafund ne rajon.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›