Ledezma mbetet “peng” i Lotitos
Kësaj here fiton Lotito. Kolegji arbitral i federatës së futbollit në Itali e ka cilësuar të papranueshme kërkesën e mesfushorit Kristian Ledezma për të zgjidhur marrëveshjen me Lacion. Pas seancës që zgjati rreth tre orë futbollisti nuk dha asnjë deklaratë për mediat, megjithëse nuk ishte e vështirë të dalloje zhgënjimin në fytyrën e tij.Ndërda përfaqësuesi ligjor i Lacios, Xhanmikele Xhentile është shprehur tepër i kënaqur me vendimin: “Kërkesa e Ledezmës ishte e papranueshme, vendimi ishte plotësisht i drejtë. Ata e kuptuan se Lacio është sjellë në mënyrë korrekte me lojtarin”.