E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinjo: “Jemi më të fortë se vjet”

“Ky Inter është ndërtuar sipas imazhit tim dhe nuk ka frikë nga askush. Mendoj se kjo skuadër është shumë herë më e mirë se ajo që u eliminua në “Old Traford”. Këtë vit kemi më tepër zgjidhje në dispozicion”, theksoi tekniku portugez.Ai i gëzohet funksionimit të ekipit në derbi, duke vënë në dukje lojën e mirë: “Zëvendësimet i bëra sipas mënyrës sime të të parit të futbollit. Në sulm kemi ata lloj lojtarësh që më pëlqejnë, në mesfushë një futbollist teknik si Shnajder dhe në mbrojtje kemi Lusion që në lojën në ajër është i pamposhtur. Jemi më të fotrë se vjet”.Në fund “I veçanti” lëshon sfidën për trajnerin e Çelsit, Karlo Ançeloti, një muaj para përballjes në 1/8 e Ligës së Kampionëve: “Karlo është një trajner që nuk e kam mundur gjithmonë. Përballjet me të në të kaluarën janë të ekuilibruara”.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›