Australian Open “humbet” Rafael Nadalin
Numri dy në renditjen botërore u detyrua të braktisë ndeshjen përballë Endi Mërrejt për shkak të një problemi në gjurin e djathtë. Në momentin e tërheqjes Mërrej po fitonte me rezultatin 6-3, 7-6 (7-2), 3-0. Nadal ka kërkuar disa herë gjatë takimit ndihmën e fizioterapistit në përpjekje për të përfunduar sfidën, por pa ia arritur qëllimit.Ndërkohë, Marin Cilic për herë të parrë në karrierën e tij arrin në gjysmëfinale, pasi mundi amerikanin Endi Rodik me rezultatin 7-6, 6-3, 3-6, 2-6, 6-3. Tenisti kroat do të përballet në gjysmëfinale me skocezin Endi Mërrej.Në turneun e femrave vazhdon të befasojë tenistja kineze Jie Zheng, e cila eliminoi tenisten ruse Maria Kirilenko me rezultatin 6-1, 6-3. Për 26-vjeçaren kjo është gjysmëfinalja e dytë në një Grand Slem, pas asaj të Uimbëlldonit në vitin 2008.Vazhdon edhe më tej edhe Xhastin Henin. Ish-numri një i botës, që u tërhoq në maj të vitit 2008 dhe u rikthye shtatorin e kaluar, eliminoi rusen Nadia Petrova, e cila kishte eliminuar në raundin paraardhës Kim Klajsters).