E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robinjo do të largohet nga Siti, e konfirmon Mançini

Zërat për një largim të brazlianit u bënë më të besueshme ditët e fundit, kur vetë sulmuesi deklaroi se ka dëshirë të rikthehet te ekipi i tij në kampionatin brazilian, Santosi. Klubi brazilian madje ka bërë të ditur se është shumë pranë një marrëveshjeje konkrete.Por në garë për të marrë Robinjon është edhe Sao Paolo. Ish-sulmuesi i Realit të Madridit nuk po gjen hapësira të mjaftueshme te Siti dhe rreziku për të humbur vendin në kombëtare për Kampionatin Botëror e ka bërë brazilianin të mendojë alternativa të tjera.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›