E Diel, 1 Nëntor 2026

Udineze pushton “San Siron”, Milani lamtumirë Kupës

Goli i vetëm i takimit u shënua nga Inler në minutën e 56-të. Tekniku brazilian i Milanit, Leonardo aktivizoi shumë nga lojtarët rezervë, duke marrë edhe faturën e eliminimit nga ky eveniment.Në gjysmëfinalen që pritet të zhvillohet javën e ardhshme, Udineze do të luajë në fushën e vështirë të Romës. Ndërkohë, sonte do të zhvillohet çerekfinalja e fundit, ajo mes Interit dhe Juventusit. Fituesi i këtij çifti do të përballet në gjysmëfinale javën e ardhshme me skuadën e Fiorentinës. Finalja e Kupës së Italisë do të zhvillohet në muajin maj.Milan-Udinese 0-1Milan (4-3-1-2): Abbiati; Zambrotta, Bonera, Kaladze, Antonini; Gattuso (26' pII Verdi), Flamini, Jankulovski; Di Gennaro (9' pII Pirlo); Inzaghi, Huntelaar (15' pII Borriello). Në stol: Roma, De Vito, Thiago Silva, Ambrosini. Trajner: LeonardoUdinese (4-3-3): Handanovic; Isla, Zapata, Coda, Pasquale; D'Agostino (26' pII Lodi), Inler, Sammarco; Sanchez, Floro Flores (33' pII Pepe), Di Natale (45' pII Zimling). Në stol: Belardi, Cuadrado, Corradi, Chara. Trajner: De BiasiGjyqtar: GervasoniShënues: 11' pII Inler (U)Kartonë të verdhë: Antonini, Zambrotta (M), D'Agostino (U)                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›